Le të lexojmë BiblënShembull
![Le të lexojmë Biblën](/_next/image?url=https%3A%2F%2Fimageproxy.youversionapi.com%2Fhttps%3A%2F%2Fs3.amazonaws.com%2Fyvplans%2F48356%2F1280x720.jpg&w=3840&q=75)
Zanafilla 24:58
Atëherë thirrën Rebekën dhe i thanë: «A do të shkosh me këtë njeri?». Ajo u përgjigj: «Po, do të shkoj».
Rebeka largohet me Eliezerin.
E ëma e Rebekës ishte pak e trishtuar. Shumë shpejt Rebeka do të shkonte me Eliezerin tek Abrahami dhe Isaku. Ajo i tha: “Nuk do që të largohesh që tani, apo jo? Le të qëndrojë Rebeka këtu edhe dhjetë ditë”. Por Eliezeri dëshironte të kthehej sa më shpejt që të ishte e mundur. Pastaj e pyetën Rebekën: “A dëshiron të shkosh me Eliezerin dhe a dëshiron të jesh gruaja e Isakut?”. Rebeka pohoi me kokë. Ajo iu përgjigj: “Unë do të shkoj me të”. Pastaj e ëma e saj ra dakord që ajo të shkonte me të. Kjo është gjithashtu çfarë Zoti dëshiron, dhe nëse Zoti e dëshiron, është gjithmonë e drejtë.
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
![Le të lexojmë Biblën](/_next/image?url=https%3A%2F%2Fimageproxy.youversionapi.com%2Fhttps%3A%2F%2Fs3.amazonaws.com%2Fyvplans%2F48356%2F1280x720.jpg&w=3840&q=75)
Për çfarë flet Bibla? A ke dëgjuar për Biblën? Bibla është libri më i rëndësishëm që ekziston. Bibla është Fjala e Perëndisë. Ka shumë rëndësi të dish se çfarë dëshiron të të thotë Perëndia! Bibla ka shumë për të të thënë! Ky lexim i përditshëm do të të ndihmojë ta lexosh Biblën çdo ditë.
More
Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al