Ja ku e ke Rebekën, para teje. Merre e shko dhe, ashtu siç ka thënë ZOTI, le të bëhet gruaja e birit të tëtzot». Kur shërbëtori i Abrahamit dëgjoi fjalët e tyre, u përkul përdhe e adhuroi ZOTIN. Ai nxori petka e stoli argjendi e ari dhe ia dha Rebekës. Edhe të vëllait e të ëmës u dha dhurata të çmueshme. Pastaj, ai dhe njerëzit që ishin me të, hëngrën, pinë e aty kaluan natën. Në mëngjes kur u ngritën u tha: «Më lejoni të kthehem te imzot». Por, i vëllai dhe e ëma i thanë: «Le të rrijë vajza së paku dhjetë ditë me ne e pastaj le të shkojë». Ai u përgjigj: «Mos më mbani, meqë ZOTI ma bëri mbarë. Më lejoni të shkoj tek imzot». Ata thanë: «Ta thërrasim vajzën e ta pyesim». E thirrën Rebekën e i thanë: «A do të shkosh me këtë njeri?». Ajo u përgjigj: «Po». Atëherë ata përcollën Rebekën, motrën e tyre, shërbëtoren e saj, bashkë me shërbëtorin e Abrahamit dhe njerëzit e tij. E bekuan Rebekën e i thanë: «Moj motra jonë, me qindra mijërash u shumofsh! E portat e armiqve pasardhësit e tu i pushtofshin». Rebeka e shërbëtorja e saj u ngritën, hipën në deve dhe e ndoqën atë njeri. Kështu, shërbëtori e mori me vete Rebekën e u nis.
Lexo Zanafilla 24
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Zanafilla 24:51-61
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video