Le të lexojmë BiblënShembull
Zanafilla 24:32, 33
Njeriu hyri në shtëpi dhe Labani shkarkoi devetë, u dha kashtë dhe forazh deveve dhe solli ujë që të lante këmbët ai dhe njerëzit që ishin bashkë me të.
Pastaj i vunë përpara për të ngrënë, por ai tha: «Nuk do të ha derisa të plotësoj porosinë që më kanë dhënë». Tjetri tha: «Fol».
Eliezeri në shtëpinë e Labanit
Rebeka vrapoi për në shtëpinë e saj. Ajo dëshironte t’i tregonte të ëmës çfarë i kishin dhënë. Pastaj vëllai i saj Labani erdhi tek pusi. Ai i tha Eliezerit: “Hyr në shtëpinë tonë. Unë kam gjithashtu një vend për devetë e tua.” Eliezeri shkoi me të. Ata shtruan në tryezë ushqim dhe pije. Sa bukur kështu pas një udhëtimi kaq të gjatë! Por Eliezeri nuk filloi të hajë akoma. “Së pari dua t'ju them pse kam ardhur”, tha ai. Pastaj ai i tregoi gjithçka që i kishte premtuar Abrahamit dhe se si e dëgjoi Perëndia lutjen e tij. I ati i Rebekës e dëgjoi dhe pastaj tha: “Këtë e ka bërë Perëndia”.
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
Për çfarë flet Bibla? A ke dëgjuar për Biblën? Bibla është libri më i rëndësishëm që ekziston. Bibla është Fjala e Perëndisë. Ka shumë rëndësi të dish se çfarë dëshiron të të thotë Perëndia! Bibla ka shumë për të të thënë! Ky lexim i përditshëm do të të ndihmojë ta lexosh Biblën çdo ditë.
More
Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al