Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Le të lexojmë BiblënShembull

Le të lexojmë Biblën

DITA 39 NGA 364

Zanafilla 24:20

Me nxitim e zbrazi shtambën e saj në koritë, vrapoi përsëri te burimi për të mbushur ujë për të gjitha devetë e tij.

Lutja e Eliezerit dëgjohet.

Eliezeri hapi përsëri sytë. Dhe çfarë ndodhi? Një grua e re po vinte drejt pusit. Ajo quhej Rebeka. Ajo pa shërbëtorin e Abrahamit. “A dëshiron që të nxjerr ujë për ty dhe devetë e tua?”, pyet ajo. Eliezeri lëvizi kokën në shenjë pohimi. Ai ishte i mrekulluar. A e ka dëgjuar Perëndia lutjen e tij kaq shpejt? Rebeka i dha Eliezerit të pijë, gjithashtu u dha ujë dhe deveve. Pas kësaj, Eliezeri e dinte që kjo ishte gruaja që Perëndia kishte dërguar. Ai nxori disa bizhuteri të bukura nga çanta dhe ia dha Rebekës. Kjo ishte një dhuratë nga Abrahami. Pastaj Eliezeri falënderoi Perëndinë, i Cili kishte dëgjuar lutjen e tij.

Shkrimet e Shenjta

Dita 38Dita 40

Rreth këtij plani

Le të lexojmë Biblën

Për çfarë flet Bibla? A ke dëgjuar për Biblën? Bibla është libri më i rëndësishëm që ekziston. Bibla është Fjala e Perëndisë. Ka shumë rëndësi të dish se çfarë dëshiron të të thotë Perëndia! Bibla ka shumë për të të thënë! Ky lexim i përditshëm do të të ndihmojë ta lexosh Biblën çdo ditë.

More

Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al