Sapo Isaku mbaroi bekimin e pa u larguar mirë Jakobi nga i ati, u kthye nga gjahu Esau, i vëllai. Edhe ky përgatiti gjellën, ia solli të atit e i tha: «Ngrihu, o ati im, e ha nga gjahu i birit tënd, që të më bekosh». I ati i tha: «Kush je ti?». Ai iu përgjigj: «Jam yt bir, i parëlinduri yt, Esau». Atëherë Isaku u trondit tmerrësisht shumë e tha: «Kush ishte ai që zuri gjah e ma solli? Unë i hëngra të gjitha para se të vije ti, e bekova e ai do të mbetet i bekuar». Kur Esau dëgjoi fjalët e të atit, klithi me të madhe e, plot hidhërim, i tha: «Më beko edhe mua, o ati im!». Por ai i tha: «Yt vëlla erdhi me dredhi dhe mori bekimin tënd». Esau tha: «Jo më kot quhet Jakob. Është hera e dytë që më mashtron. Ma mori të drejtën e parëlindjes e, ja, tani më mori edhe bekimin». E shtoi: «A të ka mbetur ndonjë bekim për mua?». Isaku iu përgjigj: «Ja, e kam bërë zot mbi ty. Ia dhashë tërë vëllezërit si shërbëtorë dhe drithin e verën ia dhurova. Ç'të bëj për ty, o biri im?». Esau i tha të atit: «Vetëm një bekim paske, o ati im? Më beko edhe mua, o ati im!». Dhe qau me të madhe. Atëherë Isaku, i ati, i tha: «Ja, larg begatisë së tokës do të banosh e larg vesës së qiellit të lartë. Prej shpatës do të jetosh e tët vëllai do t'i shërbesh. Por, kur të ngrihesh, zgjedhën e tij do ta heqësh qafe».
Lexo Zanafilla 27
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Zanafilla 27:30-40
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video