Le të lexojmë BiblënShembull
Zanafilla 23:1, 2, dhe 19
Sara jetoi njëqind e njëzet e shtatë vjet. Këto qenë vitet e jetës së Sarës. Dhe Sara vdiq në Kirjath-Arba (që është Hebroni), në vendin e kanaanenjve dhe Abrahami hyri aty për të mbajtur zi për të dhe për ta vajtuar. Pas kësaj, Abrahami varrosi Sarën, gruan e tij, në shpellën e arës së Makpelahut përballë Mamres (që është Hebroni) në vendin e kanaanenjve.
Sara vdes
A e ke ende gjallë gjyshin apo gjyshen? Nëse po, ndoshta ti shkon dhe i viziton ata ndonjëherë. Gjyshi dhe gjyshja janë më të vjetër se mamaja dhe babai yt. Pesëdhjetë, gjashtëdhjetë ose shtatëdhjetë vjeç. Mbase edhe ti ke një gjysh dhe gjyshe shumë të vjetër, të cilët janë tetëdhjetë apo nëntëdhjetë vjeç. A e vure re sa vjeçe ishte Sara në Bibël? Ajo ishte: 127 vjeçe! Por më pas Sara vdiq. Për Abrahamin kjo ishte shumë e trishtueshme, por për vetë Sarën nuk qe ashtu. Ajo po shkonte në shtëpi, në parajsë, me Perëndinë.
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
Për çfarë flet Bibla? A ke dëgjuar për Biblën? Bibla është libri më i rëndësishëm që ekziston. Bibla është Fjala e Perëndisë. Ka shumë rëndësi të dish se çfarë dëshiron të të thotë Perëndia! Bibla ka shumë për të të thënë! Ky lexim i përditshëm do të të ndihmojë ta lexosh Biblën çdo ditë.
More
Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al