Le të lexojmë BiblënShembull
Zanafilla 24:1, 4
Abrahami ishte tashmë plak dhe ishte në moshë të kaluar; dhe ZOTI e kishte bekuar Abrahamin në çdo gjë.
... por do të shkosh në vendin tim dhe te fisi im për të marrë një grua për djalin tim, për Isakun».
Një grua për Isakun
Tani Abrahami ishte i vetëm, me Isakun. Ai e di që nuk do të kalojë shumë kohë dhe ai gjithashtu do të vdesë. Atëherë Isaku do të ishte krejt i vetëm. Abrahami mendonte: “Isaku duhet të gjejë një grua të mirë që do e ndihmojë atë.” Ai thirri shërbëtorin e tij Eliezerin. “Ti duhet të shkosh në vendin prej nga vij unë”, tha ai. “Më pas duhet të gjesh një grua të mirë për Isakun. Një grua që e do Perëndinë.” Eliezeri i premtoi se do të vepronte pikërisht ashtu. Ai e dëgjoi me kujdes Abrahamin, sepse ai gjithashtu e donte Perëndinë.
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
Për çfarë flet Bibla? A ke dëgjuar për Biblën? Bibla është libri më i rëndësishëm që ekziston. Bibla është Fjala e Perëndisë. Ka shumë rëndësi të dish se çfarë dëshiron të të thotë Perëndia! Bibla ka shumë për të të thënë! Ky lexim i përditshëm do të të ndihmojë ta lexosh Biblën çdo ditë.
More
Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al