Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Le të lexojmë BiblënShembull

Le të lexojmë Biblën

DITA 35 NGA 364

Zanafilla 21:19, 20

Atëherë Perëndia ia hapi sytë dhe ajo pa një pus uji: kështu vajti të mbushë calikun me ujë dhe i dha të pijë djaloshit.

Dhe Perëndia qe me djaloshin; ai u rrit, banoi në shkretëtirë dhe u bë shenjëtar harku.

Agari dhe Ismaeli dëbohen.

Të nesërmen Abrahami i dha Agarit pak bukë dhe një shishe ujë. Pas kësaj, Agari dhe Ismaeli u larguan. Ata brodhën nëpër shkretëtirë dhe ishin të trishtuar. Atje bënte shumë nxehtë. Ata pinë nga uji derisa shishja u zbraz. Ismaeli u lodh. Ai nuk mund të ecte më gjatë. Agari e futi atë poshtë një kaçubeje. A do të vdesin ata të dy këtu? Por Perëndia i pa ata. Ai i tha: “Mos ki frikë, unë do të kujdesem për ty”. Pastaj Agari pa një pus uji pranë vetes. Ajo nuk e shihte atë në fillim, dhe ata vazhduan rrugën përsëri. Ismaeli bëri gjëra të gabuara, ai përqeshi Isakun dhe e vuri në lojë, megjithatë Zoti u kujdes për të. A e meritonte ai atë përkujdesje?

Mendo rreth kësaj...

Perëndia bën atë që premton. Ai i dhuroi Sarës një djalë. Ishte një mrekulli që Sara plakë lindi një djalë. Është një mrekulli shumë më e madhe që, shumë vite më vonë, Jezusi lindi. Perëndia dërgoi Birin e Tij në këtë tokë për të hequr mëkatet e fëmijëve të Tij. Lutu që Jezusi gjithashtu të të tregojë ty mëkatet e tua dhe t'i largojë ato larg. Kështu do të mësosh të dëgjosh Perëndinë dhe Fjalën e Tij, Biblën.

Shkrimet e Shenjta

Dita 34Dita 36

Rreth këtij plani

Le të lexojmë Biblën

Për çfarë flet Bibla? A ke dëgjuar për Biblën? Bibla është libri më i rëndësishëm që ekziston. Bibla është Fjala e Perëndisë. Ka shumë rëndësi të dish se çfarë dëshiron të të thotë Perëndia! Bibla ka shumë për të të thënë! Ky lexim i përditshëm do të të ndihmojë ta lexosh Biblën çdo ditë.

More

Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al