Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Le të lexojmë BiblënShembull

Le të lexojmë Biblën

DITA 34 NGA 364

Zanafilla 21:8

Kështu, pra, fëmija u rrit dhe u zvordh; dhe ditën që Isaku u zvordh Abrahami shtroi një gosti të madhe.

Ismaeli dhe Isaku

Isaku u rrit. Ai nuk ishte më një foshnjë. Ai mund të hante dhe të pinte vetë. Kjo ishte arsyeja përse Abrahami i bëri atij një festë. Ismaeli ishte gjithashtu atje, por ai nuk sillej mirë me Isakun. Ai tallej me të, sepse Isaku ishte më i vogël se Ismaeli. Kjo është mungesë edukate. Asnjëherë mos i ngacmo dhe mos i përqesh fëmijët e vegjël! Sara e vuri re këtë dhe i tha Abrahamit: “Përzëre Agarin dhe Ismaelin”. Abrahami nuk dëshironte ta bënte këtë gjë. Por Zoti i tha: “Ti duhet ta bësh këtë, Abraham, sepse kombi i madh do të rrjedhë nga Isaku dhe jo nga Ismaeli.” Nga kombi i madh do të lindë një Fëmijë tjetër i vogël: Jezusi. Kjo nuk do të zgjasë për një kohë shumë të gjatë. Por Perëndia e mban atë që thotë!

Shkrimet e Shenjta

Dita 33Dita 35

Rreth këtij plani

Le të lexojmë Biblën

Për çfarë flet Bibla? A ke dëgjuar për Biblën? Bibla është libri më i rëndësishëm që ekziston. Bibla është Fjala e Perëndisë. Ka shumë rëndësi të dish se çfarë dëshiron të të thotë Perëndia! Bibla ka shumë për të të thënë! Ky lexim i përditshëm do të të ndihmojë ta lexosh Biblën çdo ditë.

More

Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al