Le të lexojmë BiblënShembull

Zanafilla 21:2,3
Dhe Sara u ngjiz dhe lindi një djalë me Abrahamin në pleqërinë e tij, në kohën e caktuar që Perëndia i kishte thënë.
Dhe Abrahami ia vuri emrin Isak birit që i kishte lindur dhe që Sara kishte pjellë.
Lindja e Isakut
A ke qenë ndonjëherë foshnje e vogël? Foshnjet janë qënie të bukura me duart e tyre shumë të vogla dhe gishtërinjtë e vegjël. Babai dhe mamaja janë shumë të lumtur. Abrahami dhe Sara ishin gjithashtu të lumtur sepse u lindi një foshnjë. Një djalë, ashtu siç u kishte thënë Zoti. E sheh Sara? Perëndia bën atë që premton. Tani edhe Sara e besoi këtë. Asaj i erdhi të qeshë përsëri, por kësaj here nga lumturia. Foshnja u quajt Isak që do të thotë: ai qesh. Perëndia i ka bërë të lumtur Abrahamin dhe Sarën. A do të ekzistonte ndonjë gjë që do të ishte tepër e vështirë për Zotin?
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani

Për çfarë flet Bibla? A ke dëgjuar për Biblën? Bibla është libri më i rëndësishëm që ekziston. Bibla është Fjala e Perëndisë. Ka shumë rëndësi të dish se çfarë dëshiron të të thotë Perëndia! Bibla ka shumë për të të thënë! Ky lexim i përditshëm do të të ndihmojë ta lexosh Biblën çdo ditë.
More
Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al