Le të lexojmë BiblënShembull
Zanafilla 18:14
A ka vallë diçka që është e pamundur për ZOTIN? Në kohën e caktuar, brenda një viti, do të kthehem te ti dhe Sara do të ketë një bir».
Perëndia premton një bir.
“Ku është Sara?”, pyet një nga tre burrat. Abrahami tregoi për nga çadra. “Pas një viti ajo do të bëhet me një fëmijë, një djalë”, tha njëri prej tyre. Sara e dëgjoi atë dhe qeshi “Thua të mund të bëhem unë me fëmijë?”, mendoi ajo. “Unë tashmë jam plakur shumë”. Kjo është e vërtetë. Sara ishte po aq e vjetër sa një gjyshe, megjithatë, ky Burrë tha atë që tha. Po ai Burrë pyeti: “pse po qesh Sara?”. Ai nuk e pa atë, por e dëgjoi! Sara i tha: “Nuk po qeshja”. Ajo po gënjente. Kjo është keq, sepse Perëndia ka thënë që nuk duhet të gënjejmë. Tani Abrahami e dinte që ishte Perëndia, sepse Ai di gjithçka. Ai gjithashtu e di se çfarë thua, mendon dhe bën. A do ta mbash këtë parasysh dhe të mos e trishtosh Perëndinë?
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
Për çfarë flet Bibla? A ke dëgjuar për Biblën? Bibla është libri më i rëndësishëm që ekziston. Bibla është Fjala e Perëndisë. Ka shumë rëndësi të dish se çfarë dëshiron të të thotë Perëndia! Bibla ka shumë për të të thënë! Ky lexim i përditshëm do të të ndihmojë ta lexosh Biblën çdo ditë.
More
Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al