Le të lexojmë BiblënShembull
Zanafilla 18:2
Abrahami ngriti sytë dhe tre burra rrinin më këmbë pranë tij. Sa i pa, vrapoi në drejtim të tyre nga hyrja e çadrës, u përkul deri në tokë e pastaj tha:
Perëndia viziton Abramin.
Perëndia i vuri Abramit një emër të ri. Emri i tij tani ishte Abraham. Dhe Sarai u quajt Sara. Këto emra tregojnë se ata do të kenë shumë fëmijë. Një ditë tre burra erdhën në çadër. Abrahami shkoi drejt tyre dhe i pyeti: “A doni të hani diçka?” Ata pranuan dhe kështu Sara gatoi disa kuleçë të shijshëm dhe Abrahami zgjodhi viçin më të mirë të tufës së tij. Ai e theri atë dhe përgatiti mishin. Abrahami ende nuk e dinte se kush ishin këta burra. Ata ishin Perëndia dhe dy engjëj, por që dukeshin si njerëz të zakonshëm. Ata i shkuan Abrahamit për vizitë. Abrahami i mirëpriti.
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
Për çfarë flet Bibla? A ke dëgjuar për Biblën? Bibla është libri më i rëndësishëm që ekziston. Bibla është Fjala e Perëndisë. Ka shumë rëndësi të dish se çfarë dëshiron të të thotë Perëndia! Bibla ka shumë për të të thënë! Ky lexim i përditshëm do të të ndihmojë ta lexosh Biblën çdo ditë.
More
Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al