Djali u rrit dhe la gjirin e së ëmës. Kështu Abrahami bëri një gosti të madhe ditën kur Isaku la gjirin. Kur Sara pa se biri që Hagara, egjiptiania, i lindi Abrahamit, po qeshej, i tha Abrahamit: «Dëboje këtë skllave me të birin, pasi i biri i saj nuk do të jetë trashëgimtar bashkë me tim bir, Isakun». Abrahamit i erdhi keq për djalin e tij, Ishmaelin. Por, Perëndia i tha Abrahamit: «Mos të të vijë keq për djalin dhe për skllaven tënde. Dëgjoje Sarën në çdo gjë që thotë, sepse emrin tënd do ta mbajë Isaku. Edhe prej birit të skllaves do të bëj një komb, sepse është fara jote».
Lexo Zanafilla 21
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Zanafilla 21:8-13
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video