Atëherë Abrahami u ngrit herët në mëngjes, mori bukë e një kacek me ujë e ia vuri në krahë Hagarës bashkë me djalin dhe i nisi. Ajo u largua e u end në shkretëtirën e Bershebës. Kur mbaroi uji i kacekut e la djalin nën një shkurre, u largua e ndenji larg, sa një e hedhur harku, e tha: «Nuk e shoh dot djalin duke vdekur!». Ajo ndenji përballë tij e qau me dënesë. Perëndia e dëgjoi zërin e djalit dhe engjëlli i Perëndisë e thirri Hagarën nga qielli e i tha: «Çfarë ke Hagarë? Mos ki frikë, se Perëndia e dëgjoi zërin e djalit prej vendit ku është. Ngrihu, merre djalin e mbaje për dore, sepse prej tij do të bëj një komb të madh». Atëherë Perëndia ia hapi sytë e ajo pa një burim. Shkoi, mbushi kacekun e ujit e i dha për të pirë djalit. Perëndia ishte me djalin. Ai u rrit, banoi në shkretëtirë e u bë harkëtar. Ai banoi në shkretëtirën e Paranit dhe e ëma i gjeti një grua egjiptiane.
Lexo Zanafilla 21
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Zanafilla 21:14-21
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video