Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Ura për te MarkuShembull

Ura për te Marku

DITA 52 NGA 99

Nxitja

Mbani mend: Jezusi u kishte thënë dishepujve që Ai do të vuante dhe do të vdiste. Tani Jezusi mori tre nga miqtë e Tij më të ngushtë dhe shkoi me ta në majë të një mali të lartë. Aty ata panë diçka që nuk do ta harronin kurrë: Jezusi u shndërrua mu përpara syve të tyre! Ai dhe rrobat e Tij u bënë krejt të shndritshme! Dy burra shumë të rëndësishëm të Dhiatës së Vjetër, Moisiu dhe Elia, u shfaqën gjithashtu në shkëlqim. Duhet të ketë qenë madhështore.

Jezusi, Moisiu dhe Elia folën së bashku, ndërsa tre dishepujt dëgjuan. Marku nuk na tregon se për çfarë folën, por Luka shkruan që ishte rreth vdekjes së Jezusit. Pse duhet të flisnin Moisiu dhe Elia me Jezusin për vdekjen e Tij? Një arsye ishte se vdekja e Jezusit ishte ngjarja më e rëndësishme e jetës së Tij në tokë. Përmes sakrificës dhe vdekjes së Tij, të gjithë besimtarët e Dhiatës së Vjetër, që përfaqësoheshin nga Moisiu dhe Elia, ishin shpëtuar.

Një arsye tjetër se përse mund të kenë folur për vdekjen e Jezusit, ishte për t’i dhënë zemër Atij. Vdekja e Tij do të ishte pjesa më e vështirë e ardhjes së Jezusit në tokë. Ai nuk kishte marrë ndihmë ose inkurajim nga dishepujt e Tij, sepse ata as nuk kuptonin se përse duhej që Zoti i tyre të vdiste. Sigurisht që Perëndia Atë i dha zemër Zotit Jezus, kur Ai e shndërroi trupin e Jezusit në lavdi të shndritshme; Ai i kujtoi Jezusit lavdinë të cilën Ai do ta merrte pas vdekjes dhe ringjalljes së Tij. Ajo lavdi do të ishte shpërblimi për të gjithë bindjen dhe vuajtjet e Tij.

Të dy, Mosiu dhe Elia, po shkëlqenin në lavdi si Jezusi. Kjo dhuratë e bukur është për të gjithë fëmijët e Perëndisë. Ata do të kenë të njëjtën lavdi në qiell me Zotin Jezus, të Cilin e duan më shumë se jetën e tyre. Në këtë jetë jemi të gjithë të papastër. Edhe fëmijët më të mirë të Perëndisë mbeten njerëz mëkatarë. Por pas kësaj jete, ata do të jenë po aq të lavdishëm sa ç’është dielli!

A do të kemi të njëjtën lavdi pas vdekjes? Po do ta kemi, nëse kemi mësuar prej fjalëve të Jezusit në pasazhin e mësipërm. Mbase do të doni ta rilexoni edhe njëherë.

Shkrimet e Shenjta

Dita 51Dita 53

Rreth këtij plani

Ura për te Marku

Në librin Ura për te Marku, autori do që Ungjilli sipas Markut të ketë lidhje me ty. Me një shpjegim fare të thjeshtë rreth vargjeve të çdo kapitulli, është përpjekur ta sjellë mesazhin e këtij Ungjilli sa më pranë teje. Libri përmban paragrafë të shkurtër, mbi të cilët mund të meditosh.

More

Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al