Ura për te MarkuShembull
Ma sillni Mua
Në këtë histori të vërtetë, janë disa fjalë që ne nuk duhet t’i harrojmë kurrë: “Ma sillni!”. Jezusi nuk ia tha këto fjalë vetëm atit të fëmijës, por të gjithë njerëzve që ishin duke qëndruar përreth këtij djali. Ai kishte qenë me njerëzit për shumë kohë, dhe në mënyrë të vazhdueshme Ai u kishte shfaqur fuqinë e Tij. Por ata ende ishin shumë të ngadaltë në të mësuar.
Perëndia dhe Krijuesi ynë na thotë edhe ne: “Ma sillni!”. Ai nuk pret që ne t’i zgjidhim vetë problemet tona. Ai na fton që t’i çojmë tek Ai të gjitha telashet, pyetjet, nevojat, shqetësimet, frikërat, sëmundjet, trishtimet dhe mëkatet. Mëkati ynë më i madh është mosbesimi ynë. Ne nuk besojmë që Ai është i gatshëm apo i aftë të na ndihmojë. Në pasazhin tjetër do të lexojmë që ky baba solli te Zoti Jezus edhe mosbesimin e tij.
A po i çoni të gjitha nevojat tuaja tek Ai? Apo së pari përpiqeni të ndihmoni veten tuaj dhe pastaj t’i luteni Atij? Ne nuk duhet t’i përmirësojmë zemrat tona; ne nuk mund ta bëjmë këtë gjë gjithsesi, por as Jezusi nuk e pret një gjë të tillë. “Ma sillni!” Këto janë fjalët, të cilave edhe ne duhet t’u bindemi.
Mund ta çoni zemrën tuaj te Zoti në lutje. Ju mund t’i thoni Atij: “Zot, ja këtu është zemra ime. Është e fortë, e ftohtë, egoiste, indiferente, krenare dhe pa besim. Nuk mund të bëj më asnjë gjë me të. Jam përpjekur, Zot, por gjithmonë kam dështuar. Por Ju i thatë atij prindi: “Ma sillni!”. Kështu që, do ta sjell zemrën time te Ti. Ki mëshirë edhe për mua. Bëje zemrën time të pastër siç duhet të jetë. Bëje të re. Më mëso të Të dua Ty mbi çdo gjë tjetër, dhe t’i dua të tjerët siç e dua veten time. Zot, unë shpesh dyshoj që Ti do të më dëgjosh. Më ndihmo që të Të besoj me të vërtetë”.
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
Në librin Ura për te Marku, autori do që Ungjilli sipas Markut të ketë lidhje me ty. Me një shpjegim fare të thjeshtë rreth vargjeve të çdo kapitulli, është përpjekur ta sjellë mesazhin e këtij Ungjilli sa më pranë teje. Libri përmban paragrafë të shkurtër, mbi të cilët mund të meditosh.
More
Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al