Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Ura për te MarkuShembull

Ura për te Marku

DITA 55 NGA 99

Besimi dhe mosbesimi

Nevoja e këtij babai dhe e birit të tij ishte vërtet e madhe. Mbase ka edhe në jetën tuaj, ose do të ketë në të ardhmen, situata që duken të pamundura për t’u përballur ose për t’i kaluar. Le të mësojmë nga ato që tha dhe bëri Zoti Jezus. Ai është i aftë të na ndihmojë të përballojmë çdo gjë që mund të na ndodhë në këtë botë. Disa njerëz kanë humbur shtëpitë e tyre nga zjarri; të tjerët i kanë humbur prindërit në aksidente; disa prej tyre janë të sëmurë me sëmundje kërcënuese të jetës si kanceri. Mbase jeni duke u përballur me një vështirësi të cilën nuk e di askush. Si do ta përballosh? E vetmja mënyrë se si të përballesh me nevoja ta tilla, është t’i çosh ato te Perëndia në lutje.

Sidoqoftë, vini re sa u përpoq babai ta bënte këtë gjë. Ai dëshironte të besonte që Zoti mund ta ndihmonte atë dhe të birin. Prapëseprapë, ai mundohej prej dyshimeve të mëdha, nëse Zoti Jezus mund të bënte ndonjë gjë për djalin e tij. Për shumë vite ai ishte munduar me nevojat e fëmijës së tij. Dëshpërimi i tij ishte kaq i madh, saqë vështirë se guxonte të kishte shpresë që Zoti Jezus mund t’ia shëronte të birin.

Asnjëherë mos ngurroni t’ia tregoni Zotit Jezus mundimet tuaja, ashtu siç bëri ky baba. Mund ta keni të vështirë të imagjinoni se si Perëndia mund t’ju ndihmojë me një problem në jetën tuaj. Por, bëni siç bëri ky burrë: ai e solli vuajtjen e tij te Zoti Jezus. Vini re që Zoti ia shëroi të birin. Sa i mirë dhe i mrekullueshëm është Zoti Jezus – edhe kur besimi është shumë i dobët!

Por gjithashtu vini re se sa i fuqishëm është Zoti! Satani luftoi kundër fuqisë së Zotit Jezus duke e munduar shumë djalin. Ai nuk dëshironte ta dorëzonte atë. Edhe ne do ta përjetojmë fuqinë e Satanit. Ai do të luftojë kundër nesh, kur t’ia paraqesim nevojat tona Perëndisë. Edhe pse ne nuk mund të fitojmë kundër Satanit, e dimë që Jezusi, Zoti ynë, mundet!

Shkrimet e Shenjta

Dita 54Dita 56

Rreth këtij plani

Ura për te Marku

Në librin Ura për te Marku, autori do që Ungjilli sipas Markut të ketë lidhje me ty. Me një shpjegim fare të thjeshtë rreth vargjeve të çdo kapitulli, është përpjekur ta sjellë mesazhin e këtij Ungjilli sa më pranë teje. Libri përmban paragrafë të shkurtër, mbi të cilët mund të meditosh.

More

Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al