Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Informacion rreth planit

Ura për te MarkuShembull

Ura për te Marku

DITA 1 NGA 99

Lajmi i Mirë

Gjoni u quajt “Gjon Pagëzori”. Kjo, sepse Gjoni bëri diçka të pazakontë: ai i pagëzoi njerëzit në lumin Jordan. Por, para se t’i pagëzonte, ai u fliste për mëkatet e tyre. Ata kishin nevojë të pendoheshin - të shihnin mëkatin e tyre dhe të largoheshin prej tij. Gjoni foli edhe për nevojën e njerëzve, që të gjithë të pastroheshin nga mëkatet e tyre. Pasi njerëzit ishin të bindur për mëkatet e tyre dhe ndienin nevojën për t’u larë dhe pastruar, ai i pagëzonte. Natyrisht, pagëzimi në lumë nuk lante asnjë mëkat. Uji në vetvete nuk mund ta bëjë këtë. Vetëm Zoti mund të heqë paudhësinë e mëkatit, kur Ai e fal atë. Zhytja e tyre në ujin e lumit ishte një simbol: ata nuk donin të jetonin më sipas mënyrës së vjetër mëkatare, por sipas mënyrës së re të bindjes.

Ne të gjithë mëkatojmë çdo ditë, si me mendime, ashtu edhe me fjalët tona. Ndonjëherë, i drejtohemi në mënyrë të pasjellshme ose me mungesë respekti familjarëve tanë. Dhe kjo është mëkat. Mosinteresimi ose mungesa e bujarisë ndaj të tjerëve është mëkat; të qenët egoist është mëkat. Dhe lista është e gjatë.

Ka falje. Por, çfarë vjen para saj? Gjoni e quajti atë pendesë. Pendesë do të thotë të kuptosh që ke gabuar, të ndryshosh mendjen në lidhje me këtë gjë, dhe të kthehesh te njeriu ndaj të cilit është kryer mëkati.

Mendoni për mëkatet që keni bërë sot kundër të mirit dhe të shenjtit, Zotit Perëndi. Perëndia ju urdhëron që të pendoheni për to. Ai është i gatshëm të na falë për shkak të Jezusit, por kërkon që të kthehemi tek Ai dhe t’i rrëfejmë të gjitha mëkatet tona.

Shkrimet e Shenjta

Dita 2

Rreth këtij plani

Ura për te Marku

Në librin Ura për te Marku, autori do që Ungjilli sipas Markut të ketë lidhje me ty. Me një shpjegim fare të thjeshtë rreth vargjeve të çdo kapitulli, është përpjekur ta sjellë mesazhin e këtij Ungjilli sa më pranë teje....

More

Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al

YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë