Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Ura për te MarkuShembull

Ura për te Marku

DITA 3 NGA 99

Një fillim befasues

Jezusi nuk u pagëzua sepse ishte mëkatar, por sepse zuri vendin e mëkatarëve. Pagëzimi i Tij tregoi se Ai ishte i gatshëm të ishte Shpëtimtari. A jeni pagëzuar? Nëse po, çfarë ju thotë uji i pagëzimit? Ju tregon se duhet të laheni dhe të pastroheni. Ju jeni mëkatarë, dhe Zoti ju ka thënë se, nëse nuk jeni të larë dhe të pastruar, nuk mund të jetoni në praninë e Tij të shenjtë. Por uji i pagëzimit nxjerr në pah edhe hirin e Perëndisë. Për shkak të Zotit Jezus, Perëndia mund t’ju lajë dhe t’ju pastrojë nga të gjitha mëkatet dhe të ndryshojë zemrën tuaj mëkatare, përmes rilindjes nga Fryma e Shenjtë. Kërkojini Perëndisë t’ju ndihmojë që të kuptoni dhe të ndieni peshën e mëkateve, si dhe t’ju tregojë hirin e Tij.

Pas pagëzimit të Tij, Jezusi e filloi “zyrtarisht” detyrën e Tij si Shpëtimtar në një shkretëtirë të mbushur plot me kafshë të egra. Shkretëtira, në të cilën Satani e tundoi Zotin, është një tablo e botës tonë të sotme. Një botë mëkatare plot me tundime, hidhërime, dhimbje, humbje dhe ligësi. Megjithatë, në këtë botë të ligë dhe të errët, Zoti Jezus erdhi për të sjellë shpëtimin. Shpëtim[1] do të thotë “ta bësh të plotë” ose “ta bësh më të mirë”.

Shkretëtira është edhe një tablo e zemrës suaj. Të gjitha llojet e mëkateve jetojnë atje, si kafshë të egra. A mund t’i shihni “kafshët e egra” të egoizmit në zemrën tuaj? Ato mund ta copëtojnë lehtësisht vëllanë ose motrën tuaj. A i dalloni “kafshët e egra” të lakmisë? Të lakmosh do të thotë të dëshirosh më shumë nga sa ke, veçanërisht gjërat e mira të dikujt tjetër. Është mëkat i madh. A mund të gjeni disa “kafshë të egra” të tjera në zemrën tuaj? Pasi t’i gjurmoni, rrëfejani secilën prej tyre Zotit dhe kërkojini falje. Por gjithashtu, kërkojini Zotit Jezus të vijë dhe të jetojë në zemrën tuaj dhe të bëhet Shpëtimtari juaj.

[1] Shënim i botuesit: “Dhe ajo do të lindë një djalë dhe do t’i vësh emrin Jezus, sepse ai do të shpëtojë popullin e tij nga mëkatet e tyre” (Mt. 1:21).

Shkrimet e Shenjta

Dita 2Dita 4

Rreth këtij plani

Ura për te Marku

Në librin Ura për te Marku, autori do që Ungjilli sipas Markut të ketë lidhje me ty. Me një shpjegim fare të thjeshtë rreth vargjeve të çdo kapitulli, është përpjekur ta sjellë mesazhin e këtij Ungjilli sa më pranë teje. Libri përmban paragrafë të shkurtër, mbi të cilët mund të meditosh.

More

Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al