Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Informacion rreth planit

Ura për te MarkuShembull

Ura për te Marku

DITA 4 NGA 99

Pendohuni dhe besoni

Zoti Jezus i thërret të gjithë njerëzit në pendim dhe besim. A ju kujtohet mësimi i mëparshëm në lidhje me pendesën? Mësuam se pendesa është ndryshimi i të menduarit për Perëndinë dhe mëkatin. Njerëzit që pendohen, i shohin mëkatet e tyre dhe largohen prej tyre. Në të vërtetë, më parë këto mëkate nuk i shqetësonin, por tani ata mendojnë se mëkatet e tyre janë të tmerrshme, për shkak se e çnderojnë dhe e trishtojnë Zotin. Prandaj, ata i urrejnë ato dhe duan t’i shmangin. Megjithatë, duhet pranuar se rrëfimi i mëkateve mund të jetë shumë i vështirë; neve nuk na pëlqen të përulemi. Por, kjo është pendesa e vërtetë.

Pendimi nuk i fshin mëkatet; rrëfimi i tyre nuk i heq ato. Ne kemi bërë gabim, dhe duhet të gjendet një mënyrë se si kjo gjë të bëhet e drejtë. Ungjilli i Jezusit është pikërisht për ne dhe na tregon se si mund të bëhemi të drejtë përpara Perëndisë. Kur Zoti Jezus vdiq në kryq, Ai vdiq për njerëzit që kishin kryer mëkate. Ai mori ndëshkimin që meritonin mëkatarët. Ky është lajmi më i mirë i ardhur ndonjëherë, për njerëz fajtorë si ne. A ju kujtohet se Marku e quajti këtë lajm të mirë “Ungjilli”?

Zoti na bën thirrje që t’i besojmë Ungjillit për punën e Zotit Jezus. Ne nuk mund të çlirohemi nga mëkati dhe faji. Por Jezusi thërret: “Ejani tek Unë”. Të besosh do të thotë të vësh besimin tek Ai. Mbase nuk guxoni të besoni se Zoti është i gatshëm t’ju falë. Mbase duket një gjë tepër e mirë për të qenë e vërtetë. Por Vetë Jezusi e tha këtë. Në një vend tjetër në Bibël, Jezusi premtoi: “... dhe atë që vjen tek unë, unë nuk do ta nxjerr jashtë”. Kjo do të thotë që, ai që shkon tek Jezusi për rrëfimin e mëkateve, duke i besuar Atij për shpëtim, Ai nuk do ta refuzojë, dhe as do ta largojë atë kurrë nga prania e Tij.

Shkrimet e Shenjta

Dita 3Dita 5

Rreth këtij plani

Ura për te Marku

Në librin Ura për te Marku, autori do që Ungjilli sipas Markut të ketë lidhje me ty. Me një shpjegim fare të thjeshtë rreth vargjeve të çdo kapitulli, është përpjekur ta sjellë mesazhin e këtij Ungjilli sa më pranë teje....

More

Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al

YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë