Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Ura për te MarkuShembull

Ura për te Marku

DITA 6 NGA 99

Një mrekulli në shtëpi

Zoti Jezus kishte predikuar që “Mbretëria e Perëndisë” ishte “afër”. Çdo mbretëri ka një mbret. Në Mbretërinë e Perëndisë, Vetë Jezusi është Mbreti. Kjo, sepse Jezusi është edhe Perëndi. Prandaj, Ai ka atë pushtet, të cilin nuk e ka askush tjetër. Mos harroni, Ai i urdhëroi njerëzit të hiqnin dorë nga puna dhe ta ndiqnin. Ai e tregoi fuqinë e Tij edhe mbi demonët, të cilët iu bindën dhe i lanë të lirë shpirtrat e njerëzve. Ndërsa tani lexojmë se si Ai e shfaqi Veten si një Mbret i mirë dhe i mëshirshëm. Vjehrra e Simonit qe e sëmurë dhe nuk mund të bënte punët e shtëpisë; Zoti Jezus e shëroi atë, dhe menjëherë më pas, ajo mundi t’u kthehej punëve të saj dhe edhe të shërbente.

Për shkak të mëkatit, asnjëri prej nesh nuk mundet t’i shërbejë Perëndisë apo njerëzve të tjerë. Ne i shërbejmë vetvetes, por nuk ishte ky qëllimi për të cilin u krijuam. Të shpëtohesh do të thotë të çlirohesh nga mëkatet e zemrës egoiste.

A bëni edhe ju siç bënë dishepujt? Menjëherë, ata e sollën rastin e nënës së sëmurë përpara Zotit. Le të mësojmë nga kjo dhe le t’ia parashtrojmë menjëherë nevojat tona Atij në lutje. Ai erdhi për të shërbyer, në mënyrë që ne të mund t’i shërbejmë Atij. Pa Të, ne nuk mund të bëjmë asgjë të pëlqyeshme në sytë e Tij. Çfarë “lajmi ungjillor” i mrekullueshëm: Zoti është i gatshëm të jetë një Mbret i tillë, një Mbret me zemër shërbëtori!

Shkrimet e Shenjta

Dita 5Dita 7

Rreth këtij plani

Ura për te Marku

Në librin Ura për te Marku, autori do që Ungjilli sipas Markut të ketë lidhje me ty. Me një shpjegim fare të thjeshtë rreth vargjeve të çdo kapitulli, është përpjekur ta sjellë mesazhin e këtij Ungjilli sa më pranë teje. Libri përmban paragrafë të shkurtër, mbi të cilët mund të meditosh.

More

Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al