Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Informacion rreth planit

Ura për te MarkuShembull

Ura për te Marku

DITA 99 NGA 99

Misionarët

Edhe pse Zoti Jezus u largua nga toka, mos mendoni asnjëherë që Ai ka ndaluar së vepruari. Madje vepra e Tij në qiell është po aq e rëndësishme, sa edhe ajo në tokë. Nga qielli Zoti është duke shpëtuar mëkatarët në tokë. Ai e sjell Fjalën e Tij përmes shërbëtorëve të Vet. Marku e përfundon librin e tij duke shkruar që Zoti po bashkëvepronte me ata predikues. Kjo do të thotë që Zoti i përdori ata si ushtarët e Tij për të ndërtuar Mbretërinë e Tij.

A ke menduar ndonjëherë që të jesh një misionar apo të punosh për ndonjë mision? Nuk ka nevojë vetëm për predikues, nevojiten edhe mësues, infermierë, fermerë, ndërtues, përkthyes etj.! Vetë Marku nuk ishte në të vërtetë një predikues. Por sidoqoftë, ai e ndihmoi Palin në udhëtimet e tij misionare. Më vonë Perëndia e përdori për të shkruar këtë libër. Fillo ta pyesësh Zotin, nëse Ai dëshiron të të përdorë në shërbimin e Tij.

Ju nuk duhet të shkoni në një vend tjetër për të qenë misionarë. Një vajzë i kërkonte shoqes saj në shkollë nëse ajo do të vinte në kishë. Ajo ishte e trishtuar që shoqja e saj nuk kishte dëgjuar rreth Perëndisë. Më vonë, kjo vajzë e pyeti mamanë e saj nëse ajo mund t’i jepte shoqes saj një Bibël për ditëlindje. Në atë mënyrë, ajo tashmë ishte misionare.

Por, a nuk është puna e misionarit e rrezikshme dhe e vështirë? Po, mund të jetë. As Djalli, dhe as mëkatarët nuk i pëlqejnë punëtorët e Perëndisë, dhe do të bëjnë të pamundurën për t’i penguar. Prandaj, Zoti Jezus i ngushëllon punëtorët e Tij, duke u thënë që Ai do t’i mbrojë. Është e vërtetë që nganjëherë Perëndia lejon që misionarët të vuajnë. Arsyeja se përse Zoti e lejon këtë gjë nuk është gjithmonë e qartë për ne, por ne nuk mund ta vëmë kurrë në dyshim faktin që Perëndia është shumë më i urtë se ne. Ai mund të sjellë shumë gjëra të mira nga një situatë që duket e keqe.

E kemi përfunduar studimin tonë të librit të Markut. Ai e fillon librin e tij duke treguar se si e nisi Jezusi veprën e Tij në tokë; e përfundon duke treguar se si Jezusi e vazhdon veprën e Tij nga qielli. E vetmja shpresë e jona është në Jezu Krishtin. Le ta falënderojmë Perëndinë që ka përdorur Markun, si një nga punëtorët e Tij, për të na sjellë Lajmin e Mirë të Zotit Jezus!

Shkrimet e Shenjta

Dita 98

Rreth këtij plani

Ura për te Marku

Në librin Ura për te Marku, autori do që Ungjilli sipas Markut të ketë lidhje me ty. Me një shpjegim fare të thjeshtë rreth vargjeve të çdo kapitulli, është përpjekur ta sjellë mesazhin e këtij Ungjilli sa më pranë teje....

More

Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al

YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë