Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Informacion rreth planit

Ura për te MarkuShembull

Ura për te Marku

DITA 93 NGA 99

Predikimi tallës i Pilatit

Pilati i urdhëroi ushtarët të shkruanin në një copë druri “krimin” për të cilin Jezusi ishte i akuzuar. Ai po tallej me judenjtë, kur u tha ushtarëve të shkruanin “Mbreti i judenjve”. Pilati kishte vënë re se si kryepriftërinjtë dhe skribët e urrenin Jezusin. Meqë ata priftërinj e kishin bërë këtë mëngjes një mëngjes të tmerrshëm, Pilati do t’ua kthente me të njëjtën monedhë, duke shkruar diçka që e dinte se ata do ta përçmonin.

Perëndia është në kontroll, madje edhe për talljen e Pilatit. Ai e lejoi që të ndodhte, në mënyrë që fjalët e Pilatit të bëhen një predikim për ne. Perëndia mund t’i ketë përdorur fjalët e Pilatit, për të kthyer në besim një nga dy hajdutët që u kryqëzuan pranë Jezusit.

Jezusi është Mbreti i Judenjve, por Ai është gjithashtu më shumë se kaq: Ai është Mbreti i mbretërve dhe sundon mbi gjithë tokën! Shumica e njerëzve nuk i binden Atij dhe as nuk e mendojnë Atë si Mbretin e tyre. Por Ai sërish është. Pasi u ngjall nga vdekja, Ati i Tij e bëri Mbret mbi gjithë tokën. Judenjtë menduan që e hoqën qafe Jezusin kur e vranë. Ushtarët u tallën me Të. Pa pasur fare respekt, e gozhduan në kryq. Pas kësaj, ata i ndanë rrobat e Tij. Asnjë prej tyre nuk pati fare dashuri për këtë Mbret, dhe sigurisht nuk patën fare dëshirë për t’iu bindur Atij.

Çfarë keni bërë me këtë Mbret? E shpërfillim Atë kur bëjmë atë që dëshirojmë të bëjmë, edhe pse e dimë se cila është gjëja e duhur që duhet të bëjmë. E ofendojmë këtë Mbret kur tallemi me gjërat e Perëndisë. Perëndia ju thërret t’i bindeni Zotit Jezus si Mbret dhe t’i besoni Atij si Prift. Përkulini gjunjët para Tij sot. Mendoni për mëkatet që keni bërë: krenari, egoizëm, dashuri për njerëzit apo për gjërat më shumë sesa për Të; fjalë pa respekt; ose tallje e atyre që janë më të vegjël dhe më të dobët. Falënderoni Zotin që ju ka kursyer, edhe pse nuk e meritoni të jetoni në tokën e Tij. Rrëfejani mëkatet tuaja dhe kërkojini falje; ky Mbret është gati ta ofrojë. Besojini Atij kur premton të na i falë mëkatet. Sa të lumtur janë ata që kanë një Mbret të tillë, Mbretin Jezus!

Shkrimet e Shenjta

Dita 92Dita 94

Rreth këtij plani

Ura për te Marku

Në librin Ura për te Marku, autori do që Ungjilli sipas Markut të ketë lidhje me ty. Me një shpjegim fare të thjeshtë rreth vargjeve të çdo kapitulli, është përpjekur ta sjellë mesazhin e këtij Ungjilli sa më pranë teje....

More

Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al

YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë