Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Informacion rreth planit

Ura për te MarkuShembull

Ura për te Marku

DITA 92 NGA 99

Mbreti i judenjve

Çfarë ngjarjesh të tmerrshme kemi lexuar në këtë pasazh! Është e pamundur që ne t’i kuptojmë vuajtjet që përjetoi Jezusi. Çfarë mendimesh mund të kenë kaluar në mendjen e Tij, kur i pa ata ushtarë të uleshin në gjunjë përpara Tij për t’u tallur me Të? Ai e dinte që një ditë ata do ta shikonin Atë sërish, dhe në atë ditë do ta shikonin me një kurorë të vërtetë, të ulur në një fron të vërtetë. Në këtë pasazh tregohet që ata të gjithë e refuzuan Atë, por një ditë, çdo gjuhë dhe çdo njeri do të rrëfejë që Ai është Zoti i lavdisë.

Ky pasazh na tregon se çfarë ka në zemrën e njeriut. Kemi dëgjuar që jemi të ligj, por në të vërtetë nuk e shikojmë këtë. Këta njerëz nuk e dinin se sa të ligj ishin. Duket se të gjitha kufizimet e tyre ishin hequr. Ata bënë një “lojë” mizore duke u tallur me Zotin Jezus. Pa dyshim që ata e shtynin njëri-tjetrin; secili sfidonte më shumë tjetrin që vinte pas tij. Këta ushtarë vepruan si demonë. Bibla na mëson që ne të gjithë jemi armiq të Perëndisë në mënyrën se si mendojmë, nëse nuk kemi marrë një zemër të re nga Zoti. Mund ta kemi të vështirë që ta besojmë këtë. A jemi kaq të këqinj ne? Përgjigjja është “Po”. Ne jemi shumë më të ligj nga sa mund ta shikojmë veten tonë. Kërkojini Perëndisë që t’ju mbajë larg nga një mëkat i tillë si ai i ushtarëve, të cilët e tallën Zotin Jezus.

Ushtarët po e vinin në lojë Zotin. Të vësh në lojë të tjerët është një gjë tmerrësisht e ligë, sepse të gjithë ne jemi të krijuar sipas shëmbëlltyrës së Vetë Perëndisë. Ta vësh në lojë tjetrin, sepse ai/ajo nuk është kaq i zgjuar apo i shpejtë sa të tjerët, është një mëkat serioz. Të bësh komente qesharake për rrobat e të tjerëve ose për pamjen e tyre të jashtme është gjithashtu mëkat. Mbase nuk duket aq i rëndë, sa ai që bënë ushtarët ndaj Zotit Jezus, por është i njëjti lloj mëkati! Është thyerja e urdhërimit të gjashtë: “Mos Vrit!”.

Vini re se si Zoti Jezus u përgjigj ndaj gjithë kësaj ligësie. Asnjë fjalë apo rënkim nuk doli nga buzët e Tij. Profeti Isaia kishte thënë: “I keqtrajtuar dhe i përulur, nuk e hapi gojën”. Ai iu nënshtrua Perëndisë – Ai duhet të vuante që të paguante për të gjitha mëkatet që populli i Tij kishte bërë. Prandaj, me vullnet të plotë, Jezusi lejoi që t’i ndodhnin këto vuajtje.

A u lut Jezusi për armiqtë dhe tallësit e Tij? Sigurisht që e bëri, madje Ai na urdhëron që të lutemi për armiqtë tanë. Lutja është arma më e mirë kur ndodhin gjëra të tilla. Kjo nuk do të thotë që nuk mund t’u tregojmë prindërve ose mësuesve tanë kur na vënë në lojë ose kur na ngacmojnë. Por, së pari, tregojini Zotit në lutje, dhe pastaj tregojuni njerëzve.

Shkrimet e Shenjta

Dita 91Dita 93

Rreth këtij plani

Ura për te Marku

Në librin Ura për te Marku, autori do që Ungjilli sipas Markut të ketë lidhje me ty. Me një shpjegim fare të thjeshtë rreth vargjeve të çdo kapitulli, është përpjekur ta sjellë mesazhin e këtij Ungjilli sa më pranë teje....

More

Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al

YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë