Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Informacion rreth planit

Ura për te MarkuShembull

Ura për te Marku

DITA 91 NGA 99

Zgjedhjet

Pilati dëshironte që populli të bënte një zgjedhje: të lironte Jezusin ose Barabën. Kjo nuk duket si një zgjedhje aq e vështirë. Çfarë do të zgjidhnit ju, nëse dikush do t’ju pyeste: “A dëshironi që t’ju vendos në dorë një monedhë apo një gjarpër helmues?”. Ose, nëse do të gjendeshit para kësaj alternative: “A do të dëshironit që në shtëpinë tuaj të punonte një njeri i ndershëm, apo një njeri që është zënë shpesh duke vjedhur?”. Ndërsa mendoni rreth këtyre dy pyetjeve, ju e dini se cila është zgjedhja më e mirë.

Atëherë, pse zgjodhën ata Barabën dhe jo Jezusin? Jezusi nuk lëndoi asnjëherë ndokënd; Ai ishte gjithmonë i ndershëm dhe i qetë. Ai ndihmoi qindra persona dhe mësoi me vërtetësi rreth Perëndisë. Ai nuk tha asnjëherë një fjalë të keqe. Mirësia dhe dashuria mund të shiheshin në të gjitha veprimet e Tij. Baraba ishte tërësisht e kundërta e kësaj dhe atij nuk mund t’i besohej. Ai nuk hezitoi të rebelohej kundër njerëzve në autoritet, madje edhe vrau.

Zgjedhja që bënë turma dhe drejtuesit e tyre tregon se sa mëkatare ishin zemrat e tyre. Edhe pse e dimë që disa prej zgjedhjeve që bëjmë janë të këqia, ne sërish i bëjmë. Le të mos mendojmë që jemi më të mirë sesa ata njerëz që bërtitën: “Kryqëzoje!”. Kur bëjmë gjëra që e dimë se janë gabim, bëjmë të njëjtën zgjedhje si ata. Kur thoni fjalë që e dini se lëndojnë, ju zgjidhni të refuzoni atë që është e mirë. A nuk është e njëjta gjë që bënë të gjithë ata njerëz?

Mbase sot do të shikoni një person që po vihet në lojë nga të tjerët, ose do të vini re dikë që duket shumë i vetmuar. Mbase shikoni dikë që po lëndon një kafshë. E dini që duhet të thoni diçka në këto situata; nëse nuk e bëni, atëherë u ngjani atyre njerëzve që bërtitën: “Kryqëzoje!”.

Le të jemi të sinqertë. Duhet të ndalojmë së pretenduari që jemi të mirë. Në vend të kësaj, duhet të fillojmë ta shikojmë veten ashtu si na sheh Perëndia. Ai na thërret që ta përulim veten, të rrëfejmë mëkatet tona dhe të pendohemi për to. Ai paralajmëron: “Sot, nëse e dëgjoni zërin e Tij, mos i forconi zemrat tuaja”.

Shkrimet e Shenjta

Dita 90Dita 92

Rreth këtij plani

Ura për te Marku

Në librin Ura për te Marku, autori do që Ungjilli sipas Markut të ketë lidhje me ty. Me një shpjegim fare të thjeshtë rreth vargjeve të çdo kapitulli, është përpjekur ta sjellë mesazhin e këtij Ungjilli sa më pranë teje....

More

Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al

YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë