Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Informacion rreth planit

Ura për te MarkuShembull

Ura për te Marku

DITA 94 NGA 99

Kryqi i Jezusit

Ka diçka shumë të trishtë, por gjithashtu edhe shumë ngushëlluese në këtë pasazh që lexuam. Është e trishtueshme që Zoti Jezus vuajti në një mënyrë aq të tmerrshme. Mendoni për dhimbjen fizike në trupin e Tij. Edhe më i rëndë ishte përçmimi dhe vënia në lojë nga ana e gjithë atyre njerëzve. Sidoqoftë, më e keqja ishte kur u bë tërësisht errësirë. Në ato orë Jezusi u la vetëm, larg prej të gjithë atyre që e donin, duke përfshirë edhe Atin e Tij qiellor. Gjatë atyre orëve Jezusi përjetoi mundimet e ferrit. Kur Perëndia i braktis mëkatarët, atëherë njeriu përjeton ferrin. Perëndia e heq të gjithë dashurinë, paqen, butësinë dhe mirësinë, dhe na lejon të ndiejmë se çfarë gjëje e tmerrshme është mëkati. Djalli dhe ndihmësit e tij e rrethuan Jezusin dhe i përdorën të gjitha fuqitë e tyre kundër Tij. Jezusi asnjëherë nuk rënkoi për vuajtjet e Tij fizike; Ai asnjëherë nuk rënkoi për fjalët e pavërteta e të liga me të cilat njerëzit e tallën. Por në çastin kur nuk mund të shikonte fytyrën e Atit të Tij dhe as të ndiente dashurinë e Tij, Ai bërtiti me zë të lartë. A e mbani mend se si u mundua me këtë gjë në Kopshtin e Gjetsemanisë? Sa të thella ishin vuajtjet e Jezusit!

Por ka diçka të mrekullueshme në pasazhin që lexojmë: Zoti Jezus nuk vuajti dhe as vdiq për mëkatet e Tij. Ai ishte në kryq dhe shkoi në ferr në ato orë për të tjerët! Ai vdiq për mëkatarët që Ati i Tij ia kishte dhënë. Ai vdiq, sepse Perëndia e donte botën kaq shumë, saqë Ai nuk e kurseu Birin e Tij. Çfarë dashurie ka në zemrën e Perëndisë për mëkatarët e pabindur dhe të paperëndishëm! Kjo duhet t’ju nxisë të shkoni tek Ai në lutje dhe t’i kërkoni falje për mëkatet tuaja – mëkate që janë kaq të liga, saqë u desh vdekja e Birit të Perëndisë për të paguar për to.

A ndiheni të thoni ndonjëherë me gjithë zemrën tuaj: “Sa madhështor je, Zot! Ti nuk e kurseve Birin Tënd, që shpëtimi të bëhej i mundshëm! Çfarë dhurate e paimagjinueshme!”? Le të jetë lutja juaj: “Zot, më drejto që ta njoh këtë shpëtim si timin!”.

Shkrimet e Shenjta

Dita 93Dita 95

Rreth këtij plani

Ura për te Marku

Në librin Ura për te Marku, autori do që Ungjilli sipas Markut të ketë lidhje me ty. Me një shpjegim fare të thjeshtë rreth vargjeve të çdo kapitulli, është përpjekur ta sjellë mesazhin e këtij Ungjilli sa më pranë teje....

More

Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al

YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë