Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Informacion rreth planit

Ura për te MarkuShembull

Ura për te Marku

DITA 95 NGA 99

Veli i grisur

Zakonisht, një vel nis të shqyhet kur përdoret tepër shpesh. Por, ky vel gjigant në tempull u gris papritmas nga maja deri në fund. Prifti, i cili ishte i zënë në pjesën e parë të tempullit, duhet të ketë qenë shumë i zemëruar. Krejt papritur, ai pa diçka që nuk kishte qenë asnjëherë i lejuar ta shikonte. Pas këtij veli qëndronte një kuti shumë e veçantë prej druri, e mbuluar me ar, që quhej “arka”. Asnjë njeri nuk lejohej të hynte dhe ta shikonte këtë dhomë të veçantë. Një herë në vit, në Ditën e Shlyerjes së Mëkateve (Lev. 16; 23:26-32), vetëm kryepriftit i lejohej të hynte aty. Në atë ditë të veçantë, kryeprifti spërkaste kapakun e Arkës me gjakun e kafshës së sakrifikuar. Ky kapak quhej “pajtuesi”.

Gjaku mbi pajtuesin pasqyronte mesazhin e plotë të Ungjillit. Gjaku i kafshës së sakrifikuar drejtonte te Zoti Jezus. Vetëm prej sakrificës së Tij, Zoti mund të tregonte mëshirë për mëkatarët. Mëshira e Zotit nuk ka të bëjë me “harresën e mëkatit”, por me “mbulimin e mëkatit”. Po përse e grisi Perëndia më dysh këtë vel kur Jezusi vdiq? Përmes këtij veprimi, Perëndia po deklaronte që tani e tutje tempulli dhe sakrificat nuk ishin më të nevojshme. Vdekja e Jezusit në kryq ishte e mjaftueshme për ta paguar në mënyrë të plotë ndëshkimin e mëkatarëve.

Veli i grisur ka edhe një mesazh tjetër. Asnjë njeri nuk ishte lejuar të hynte në praninë e Perëndisë, në vendin shumë të shenjtë. Perëndia e grisi velin në mes, për të treguar që tani mund t’i lejonte njerëzit të vinin pranë Tij. Rruga është e hapur për mëkatarët. Ata mund të vijnë te Perëndia. A është Perëndia më pak i shenjtë sot, nga sa ishte në kohën e Dhiatës së Vjetër? Jo, Ai është po aq i shenjtë tani sa ç’ishte atëherë. Por, për shkak të bindjes dhe sakrificës së Jezu Krishtit, mëkatarët që besojnë në Zotin Jezus mund t’i afrohen Perëndisë. Për këtë e kishte fjalën Jezusi kur tha: “Unë jam udha, e vërteta dhe jeta; askush nuk vjen tek Ati përveçse nëpërmjet meje”.

Çdo gjë që ne bëjmë është mëkatare. Mendojini të gjitha gjërat që bëni dhe thoni si të pista, si rroba të ndyra. Nuk është gjëja e duhur të paraqitesh me rroba kaq të pista përpara një mbreti madhështor. Edhe të vish përpara Perëndisë si një mëkatar është e papranueshme. Këtë të vërtetë na e përçonte veli. Por tani mendoni pak për të gjitha gjërat që Zoti Jezus tha dhe ato që bëri si “mbulesë”, si “rrobë” për ne. Nëse jemi “të veshur” – “të mbuluar” – nga “rroba” e bindjes së Tij ndaj Perëndisë, atëherë, dhe vetëm atëherë, mund të jemi të pranueshëm përpara Perëndisë.

Rruga për t’u kthyer te Perëndia përmes Jezusit është ende e hapur, edhe sot! Mos e lër pas dore shpëtimin e madh që Perëndia po na predikon përmes mesazhit të velit të grisur!

Shkrimet e Shenjta

Dita 94Dita 96

Rreth këtij plani

Ura për te Marku

Në librin Ura për te Marku, autori do që Ungjilli sipas Markut të ketë lidhje me ty. Me një shpjegim fare të thjeshtë rreth vargjeve të çdo kapitulli, është përpjekur ta sjellë mesazhin e këtij Ungjilli sa më pranë teje....

More

Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al

YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë