Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Informacion rreth planit

Ura për te MarkuShembull

Ura për te Marku

DITA 7 NGA 99

Nuk është kurrë tepër herët për ta kërkuar Zotin

Sa të zëna ishin ditët e Jezusit! E pra, dukej se njerëzit nuk i jepnin Atij asnjë moment pushimi. Rrallë ndodhte të kishte një moment të qetë! Megjithatë, Ai e dinte se sa e rëndësishme ishte koha me Perëndinë; ndaj edhe ngrihej shumë herët në mëngjes për t’u lutur. Jezusi i vuri të gjitha nevojat e Tij përpara Atit, në lutje.

Po ju, a e filloni ditën në këtë mënyrë, duke u ngritur më herët në mëngjes, që të mos jeni në nxitim e sipër? Gjithsesi, ne kemi nevojë edhe për më shumë kohë për t’u lutur, nga sa kishte Zoti Jezus. Ai kurrë nuk mëkatoi; Ai nuk kishte një zemër mëkatare. Jezusi ishte në gjendje t’u rezistonte tundimeve. Por ne i kemi të dyja: një zemër mëkatare dhe një zemër mëkatdashëse. Prandaj, edhe duhet të lutemi çdo mëngjes, para se të shkojmë në shkollë apo punë. “Zot, mbamë; ndihmomë; drejtomë! A mund të kem ndihmën Tënde të hirshme, për të Të dashur dhe për të Të shërbyer, sot?”.

Jezusi e dinte arsyen për të cilën erdhi në tokë, por u desh pak kohë përpara se dishepujt ta kuptonin këtë. Ata kishin disa ide të tjera për qëllimin e ardhjes së Zotit në botë. Sidoqoftë, Jezusi e dinte se nuk kishte ardhur për të kërkuar famë, dhe as të gjente rehati, nuk ishte këtu të shijonte kënaqësitë, apo të shpërdoronte kohën e Tij. Ai kishte një qëllim të madh. Ai ishte dërguar për të bërë punën e Atit të Tij. Ai erdhi për t’i mësuar njerëzit për mëkatet e tyre dhe për shpëtimin e Tij. Para së gjithash, Ai erdhi për të dhënë jetën e Tij për mëkatarët, duke vdekur në kryq.

Edhe juve ju është dhënë një qëllim për jetën. Të gjithëve na është dhënë. Qëllimi ynë është ta lavdërojmë Perëndinë ndërsa gjejmë kënaqësi në Të dhe krijimin e Tij. Qëllimi ynë është t’i përdorim dhe t’i zhvillojmë talentet tona. Kjo është arsyeja përse mësojmë në shkollë; që të jemi më të dobishëm për t’i shërbyer Atij dhe të tjerëve në këtë jetë.

A e dini se si dëshiron Zoti t’i përdorni dhuntitë dhe talentet që ju ka dhënë? Nëse jo, atëherë si Sauli, edhe ju duhet t’i thoni: “Zot, çfarë do Ti të bëj unë?”. Ekziston një nevojë e madhe për punëtorë të perëndishëm në botën tonë: misionarë për t’i ndihmuar dhe mësuar ata që nuk e njohin Perëndinë; mësues dhe mësuese në shkollat ​​e krishtera; shërbëtorë, pleq dhe dhjakë; prindër të perëndishëm në familje. Ekziston një nevojë e madhe edhe për zdrukthëtarë të perëndishëm, inxhinierë kompjuterësh, për profesionistë të mirë. Me fjalë të tjera, le të lutemi që Zoti të na bëjë të dobishëm për Të, si dhe për njerëzit e kishës sonë, të komunitetit dhe botës.

Shkrimet e Shenjta

Dita 6Dita 8

Rreth këtij plani

Ura për te Marku

Në librin Ura për te Marku, autori do që Ungjilli sipas Markut të ketë lidhje me ty. Me një shpjegim fare të thjeshtë rreth vargjeve të çdo kapitulli, është përpjekur ta sjellë mesazhin e këtij Ungjilli sa më pranë teje....

More

Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al

YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë