Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Ura për te MarkuShembull

Ura për te Marku

DITA 10 NGA 99

I vetmi që mund t’i falë mëkatet

Zoti mësoi se nevoja jonë më e madhe është falja e mëkateve. Ne mëkatojmë çdo ditë. Mbase ishim të ngadaltë për t’iu bindur prindërve tanë, mbase përjetuam zili kur pamë një shok klase që kishte një vakt më të mirë, ose u zemëruam kur nuk dolëm të parët, apo mbase nuk ua vumë veshin lutjeve të babait. Edhe pse jemi mëkatarë, Zoti është i gatshëm të na falë. Sot, ulini gjunjët para Zotit dhe kërkoni faljen e Tij.

Nëse asnjëherë nuk e ndieni nevojën t’i kërkoni Zotit t’ju falë mëkatet, atëherë ka diçka që nuk shkon me ju — diçka edhe më të rëndë se sëmundja e këtij njeriu! Kjo do të thotë që ju jeni ende të vdekur frymërisht. Vetëm Perëndia mund të na ngrejë nga ajo lloj vdekjeje. Përulini gjunjët përpara Perëndisë në lutje dhe kërkojini t’ju shpëtojë, në këtë mënyrë mund të ecni në një bindje plot gëzim ndaj Tij.

Shkrimet e Shenjta

Dita 9Dita 11

Rreth këtij plani

Ura për te Marku

Në librin Ura për te Marku, autori do që Ungjilli sipas Markut të ketë lidhje me ty. Me një shpjegim fare të thjeshtë rreth vargjeve të çdo kapitulli, është përpjekur ta sjellë mesazhin e këtij Ungjilli sa më pranë teje. Libri përmban paragrafë të shkurtër, mbi të cilët mund të meditosh.

More

Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al