Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Informacion rreth planit

Ura për te MarkuShembull

Ura për te Marku

DITA 14 NGA 99

Zemërimi i Zotit Jezus

Jezusi na mëson se e diela është një ditë e veçantë, një ditë e ndarë mënjanë për Perëndinë. Meqenëse nuk duhet të jemi të zënë me aktivitetet e përditshme në shtëpi ose në shkollë, ka kohë për të bërë gjëra të tjera. Një gjë që Jezusi bëri në të “Dielën” e Tij ishte vajtja në sinagogë, e cila ishte një kishë judaike. Ne duhet ta ndjekim gjithnjë shembullin e Tij, kudo ku jemi. Vajtja në kishë duhet të ketë një qëllim: qëllimi është që jo vetëm të lavdërosh Perëndinë, por edhe të mësosh prej Tij. Lutuni gjatë javës që Zoti t’ju mësojë dhe t’ju flasë për të vërtetat e Tij, ditën e diel, në kishë.

Edhe Jezusi u bëri të mira njerëzve në atë ditë. Ne nuk mund t’i shërojmë dot njerëzit, por mund të lutemi për ata që kanë nevojë për shërim. Nuk mund t’i vizitojmë të gjithë të sëmurët, por mund t’u dërgojmë një kartolinë të bukur, ose t’u shkruajmë një letër njerëzve që njohim. Njerëzit e vetmuar në shtëpinë e pleqve gëzohen kur kanë vizita, kur dikush shkon për të kaluar kohë me ta dhe për të kënduar. Mendoni, çfarë mund të bëni për të tjerët, në ditën e Zotit?

Zoti Jezus u zemërua, kur farisenjtë nuk iu përgjigjën pyetjes së thjeshtë që Ai u drejtoi. Pse? Ai ishte i zemëruar me ta, sepse nuk dëshironin të bënin atë që e dinin se ishte e drejtë. Ata nuk ishin aspak të shqetësuar për vuajtjet e burrit me dorë të tharë. Zoti nuk ka ndryshuar. Ai zemërohet kur ne lejojmë vuajtje, aty ku mund të sjellim një ndryshim. Ai e urren mizorinë që bëhet ndaj njerëzve të tjerë, madje edhe ndaj kafshëve. Ne shpesh e konsiderojmë dhunën si një lojë; por nuk duhet të harrojmë, se edhe në lojëra, ajo mbetet dhunë, një gjë e urryer nga Jezusi!

Shkrimet e Shenjta

Dita 13Dita 15

Rreth këtij plani

Ura për te Marku

Në librin Ura për te Marku, autori do që Ungjilli sipas Markut të ketë lidhje me ty. Me një shpjegim fare të thjeshtë rreth vargjeve të çdo kapitulli, është përpjekur ta sjellë mesazhin e këtij Ungjilli sa më pranë teje....

More

Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al

YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë