Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Informacion rreth planit

Ura për te MarkuShembull

Ura për te Marku

DITA 15 NGA 99

Të kërkosh dhe të shërbesh

Njerëzit erdhën nga të gjitha anët për të dëgjuar Zotin Jezus. Atyre iu desh të shpenzonin para dhe kohë për të udhëtuar drejt vendit ku ishte Jezusi. A jeni edhe ju aq të etur për ta gjetur Zotin Jezus, saqë do të bënit gjithçka që ta gjeni? Kush është personi më i rëndësishëm për ju? Po gjëja më e rëndësishme? A gjeni kohë në ditën tuaj për të shkuar para Zotit në lutje dhe për ta dëgjuar kur Ai ju flet në leximin e Biblës? Shumë fëmijë dhe të rritur nuk kanë mundësi ta dëgjojnë Fjalën e Perëndisë, dhe për këtë arsye i luten një perëndie që nuk ekziston. Por, sa më keq është kjo, që Perëndia është kaq afër dhe sërish të mos i lutesh Atij!

Sa e çuditshme që Zoti u tha atyre frymërave të liga të mos flisnin! Ata nuk po thoshin asgjë të pavërtetë. Madje duket sikur po e adhuronin ndërsa rrëfyen: “Ti je Biri i Perëndisë!”. Asnjë nga judenjtë ende nuk kishte bërë një rrëfim të tillë. Pse nuk i lejonte Jezusi ato frymëra të liga t’u tregonin të tjerëve e të shpërndanin mesazhin e Ungjillit si predikues?

Një arsye ishte se të gjithë e dinin që ato ishin frymëra të liga. Kjo nuk do të ishte aspak ndihmë për Zotin Jezus, sepse njerëzit do të mendonin që edhe Ai mund të ishte i lig. Në botën sot ka raste të ngjashme të njerëzve që përpiqen të përziejnë të keqen me shenjtërinë. Disa njerëz mendojnë se nuk ka gjë të keqe të përdorësh muzikën rok të botës për të kënduar këngë të perëndishme. Mendoni se Zoti Jezus do ta kishte pranuar një muzikë të tillë për të sjellë mesazhin e Ungjillit?

Ashtu si Jezusi e bëri të qartë se nuk dëshironte të kishte të bënte me gjëra që i përkisnin botës së mëkatit, le të jemi edhe ne të zellshëm për ta mbajtur të ndarë mëkatin nga shenjtëria.

Shkrimet e Shenjta

Dita 14Dita 16

Rreth këtij plani

Ura për te Marku

Në librin Ura për te Marku, autori do që Ungjilli sipas Markut të ketë lidhje me ty. Me një shpjegim fare të thjeshtë rreth vargjeve të çdo kapitulli, është përpjekur ta sjellë mesazhin e këtij Ungjilli sa më pranë teje....

More

Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al

YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë