Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Ura për te MarkuShembull

Ura për te Marku

DITA 20 NGA 99

Shëmbëlltyra e mbjellësit

Shpesh kjo shëmbëlltyrë quhet “shëmbëlltyra e mbjellësit”. Megjithatë, është më mirë të mendojmë për të si “shëmbëlltyra e dheut”. Nuk është shkruar asgjë në të për mbjellësin apo për farën; përkundrazi, Zoti Jezus po na mëson për katër llojet e ndryshme të dheut. Përmes secilit prej tyre, Ai përshkruan një person i cili dëgjon apo lexon Fjalën e Tij. Ju përfaqësoni njërin prej llojeve të dheut në shëmbëlltyrë; sa herë që lexojmë Biblën apo e dëgjojmë të predikohet, fara është mbjellë. Siç do të mësojmë më vonë në këtë kapitull, secili prej nesh reagon në një mënyrë të caktuar ndaj mësimeve që na jep Perëndia.

Ne nuk mund t’i ndryshojmë zemrat tona. Kjo vepër është vepra e Perëndisë. Në hirin e Tij, Ai e ndryshon zemrën e njeriut nga e pajetë, në një zemër të gjallë. Nëse Zoti nuk do ta bënte këtë, askush nuk do të shpëtohej. Megjithatë, ne kemi në dorë të shmangim disa gjëra që e bëjnë të vështirë si të dëgjuarit e Fjalës, ashtu edhe të mësuarit përmendsh të saj. Në këtë shëmbëlltyrë Zoti shpjegoi se cilat gjëra e largojnë bekimin nga Fjala e dëgjuar apo e lexuar. Për shkak se shpesh jemi të shpërqendruar, është e rëndësishme t’i përgatisim zemrat tona për të kërkuar Perëndinë. Në Dhiatën e Vjetër lexojmë se Ezdra “… i ishte kushtuar me gjithë zemër studimit të ligjit të ZOTIT, ta zbatonte …” (Ezd. 7:10).

Si Ezdra, edhe ne të gjithë duhet t’i përgatisim zemrat për ta kërkuar dhe dëgjuar Perëndinë. Mbase duhet të zgjedhim që të mos i mbushim mendjet tona me kaq shumë gjëra të padobishme. Ndoshta përgjatë gjithë javës, jemi tepër të zënë me gjëra tokësore, saqë vështirë se e dëgjojmë me durim Fjalën, ose mendojnë thellësisht në lidhje me të. Por, siç do ta shohim te pasazhi tjetër, kuptimi i shëmbëlltyrës na flet edhe për çfarë bëjmë me atë që kemi dëgjuar.

Shkrimet e Shenjta

Dita 19Dita 21

Rreth këtij plani

Ura për te Marku

Në librin Ura për te Marku, autori do që Ungjilli sipas Markut të ketë lidhje me ty. Me një shpjegim fare të thjeshtë rreth vargjeve të çdo kapitulli, është përpjekur ta sjellë mesazhin e këtij Ungjilli sa më pranë teje. Libri përmban paragrafë të shkurtër, mbi të cilët mund të meditosh.

More

Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al