Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Ura për te MarkuShembull

Ura për te Marku

DITA 25 NGA 99

Siguri në Krishtin

Sa mirë që gjërat e vogla në natyrë rriten e bëhen aq të mëdha! Kjo gjë është zemërdhënëse. Një fjalë e vogël mund të sjellë një ndryshim të madh: ftesa që i bëni një miku për të ardhur në kishë mund të jetë nisma e një mundësie të madhe. Perëndia mund të përdorë edhe përpjekjen më të vogël, edhe atëherë kur vjen nga një fëmijë. Naamani, komandanti i ushtrisë së mbretit të Sirisë në kohën e profetit Elise, ishte lebros. Ai u bekua shumë me atë që i tha izraelitja e vogël. Kjo vajzë e vogël mbase konsiderohej e parëndësishme nga pjesa më e madhe e njerëzve në shtëpinë e këtij gjenerali të madh, por ato pak fjalë të saj sollën ndryshimin e madh në jetën e Naamanit. Pasi ajo i tha atij për profetin e ZOTIT, Naamani udhëtoi drejt Izraelit dhe u shërua nga Perëndia. Nuk e dimë se sa të tjerë u shpëtuan, pasi Naamani u rikthye në Siri, por çfarë bekimi i madh erdhi nga dëshmia e një vogëlusheje! Ju mund të mendoni se jeni të paaftë, por asnjëherë mos mendoni që Perëndia është i tillë. Shpesh, Ai përdor gjëra të vogla për të bërë gjëra të mëdha – ashtu sikurse fara e vogël e sinapit që rritet e bëhet një pemë e madhe.

Perëndia i përdor njerëzit për të predikuar Fjalën e Tij. Predikuesit e Tij të parë ishin njerëz të thjeshtë, por u bënë të mëdhenj përmes Frymës së Perëndisë. Ju djem, merrni zemër, që t’i kërkoni Zotit të mund të bëheni shërbëtorët e Tij dhe të predikoni Fjalën. Vajza, ju nuk mund të bëheni predikuese, por edhe ju mund t’i kërkoni Zotit t’ju përdorë, ashtu siç përdori vogëlushen në shtëpinë e Naamanit.

Jezusi foli për çlodhjen dhe strehën që gjejnë zogjtë në pemën e sinapit. Zogjtë janë krijesa që frikësohen, por kur fshihen në një pemë, ata ndihen të sigurt. Po ju, a jeni të frikësuar kur kujtoni Perëndinë ose kur mendoni për vdekjen? Ju ndiheni të frikësuar, sepse e dini që keni mëkatuar dhe jeni fajtorë përpara Perëndisë. Në vend që ta shpërfillim këtë ose të vrapojmë larg prej kësaj (gjë që nuk do të na ndihmojë), Zoti Jezus na thërret të shkojmë tek Ai. Ai ka jetuar dhe ka vdekur që të bëhet strehë dhe ngushëllim për mëkatarët; secili prej nesh lejohet të shkojë tek Ai, ashtu sikurse çdo zog lejohet të shkojë e të strehohet te një pemë. Ashtu si zogu që fluturon në një pemë dhe fshihet nën gjethet e saj, edhe ne mund t’i besojmë Jezusit dhe të mbështetemi në Të. Jini të sigurt që vetëm kur “fshihemi nën” veprën e Zotit Jezus, shpëtohemi nga zemërimi i shenjtë i Perëndisë për mëkatet tona. Sepse, vetëm përmes bindjes dhe sakrificës së Zotit Jezus, hiqet zemërimi i Perëndisë për mëkatin, dhe, drejtësia e Tij përmbushet.

Shkrimet e Shenjta

Dita 24Dita 26

Rreth këtij plani

Ura për te Marku

Në librin Ura për te Marku, autori do që Ungjilli sipas Markut të ketë lidhje me ty. Me një shpjegim fare të thjeshtë rreth vargjeve të çdo kapitulli, është përpjekur ta sjellë mesazhin e këtij Ungjilli sa më pranë teje. Libri përmban paragrafë të shkurtër, mbi të cilët mund të meditosh.

More

Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al