Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Ura për te MarkuShembull

Ura për te Marku

DITA 27 NGA 99

Skllav i Satanit

Sa i dëshpëruar ishte ky njeri! Ai nuk mund ta kontrollonte veten, e në të njëjtën kohë, askush tjetër nuk mund ta bënte një gjë të tillë. Ai ishte skllav i Satanit, dhe Satani ishte një zotëri mizor. Edhe pse ne nuk jemi të pushtuar nga një demon në të njëjtën masë si ky njeri, ne të gjithë jemi ende skllevër të mëkatit: ne mund të tregohemi mizorë ndaj të tjerëve, sepse na pëlqen të kujdesemi vetëm për veten; i rezistojmë asaj që e dimë se është e mirë, sepse jemi skllevër të dëshirave tona të gabuara; vazhdimisht bëjmë zgjedhje që janë shkatërruese, thjesht sepse i shërbejmë vetes. Të tjerë u përpoqën ta ndihmonin Legjionin, por askush nuk mundej. Ashtu si ne, edhe ai vazhdonte të dëmtonte si vetveten, ashtu edhe të tjerët. Kush e di sa i vetmuar ndihej ai! Satani dhe mëkati gjithmonë na bëjnë të ndihemi vetëm, të frikësuar dhe të lënduar.

Por, një ditë Jezusi u shfaq në jetën e tij. Dhe kjo solli të gjithë ndryshimin. Frymërat e liga brenda tij u bënë shumë aktive. Vini re se si e bënë këtë njeri të vraponte, madje edhe të përkulej para Jezusit. Megjithatë, nuk mendoj se këto frymëra ishin të gatshme për të rënë përmbys përpara Zotit! Ato mendonin se Zoti Jezus ishte shumë më i fortë nga sa ishin ato. Edhe pse ato e druanin dhe e kishin frikë, nuk kishin dashuri për Të.

Krejtësisht ashtu, jemi edhe ne. Edhe ne mund të ndiejmë frikë nga Zoti. E dimë që Ai është i gjithëpushtetshëm. E megjithatë, ne nuk duam të heqim dorë nga gjërat që janë mëkatare. Nuk duam ta dëgjojmë. Kjo na tregon se sa të pashpresa janë zemrat tona. Mbase nuk jemi në të njëjtën gjendje në të cilën ndodhej ky burrë, por edhe ne jemi po aq të pashpresë.

Në shpëtimin e këtij njeriu, Zoti na dha një shembull se sa i fuqishëm është. Prandaj, ka shpresë. Le të lutemi: “Merre zemrën time, bëje Tënden. Më pastro, o Zot, ripërtëri një frymë të patundur në mua”.

Shkrimet e Shenjta

Dita 26Dita 28

Rreth këtij plani

Ura për te Marku

Në librin Ura për te Marku, autori do që Ungjilli sipas Markut të ketë lidhje me ty. Me një shpjegim fare të thjeshtë rreth vargjeve të çdo kapitulli, është përpjekur ta sjellë mesazhin e këtij Ungjilli sa më pranë teje. Libri përmban paragrafë të shkurtër, mbi të cilët mund të meditosh.

More

Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al