Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Ura për te MarkuShembull

Ura për te Marku

DITA 30 NGA 99

Jo prej prekjes, por prej besimit

Pa dyshim që dishepujt ishin të çuditur nga pyetja e Jezusit: “Kush më preku?”. Të gjithë po ia preknin rrobat Jezusit, ndërsa e ndiqnin duke u shtyrë. Çfarë priste Ai? Por Zoti dinte diçka që dishepujt nuk e dinin. Vini re në pasazhin e mësipërm që Ai vështroi fytyrat e turmës rreth Tij; Ai po kërkonte gruan që e kishte prekur Atë, ndryshe nga njerëzit e tjerë. Dhe më në fund, gruaja nuk mund ta fshihte më gjatë atë që kishte bërë. Ajo i tregoi Atij të gjithë historinë. Por, pse e detyroi Zoti atë grua t’i tregonte të gjitha ato hollësi vetjake në mes të turmës? Qëllimi i Tij nuk ishte aspak që ta vinte atë në siklet. Përkundrazi, Ai dëshironte t’i mësonte asaj edhe të tjerëve diçka shumë të rëndësishme për besimin. Me shumë siguri ajo u largua me trupin e saj të shëruar. Por, mbase ajo gjykonte në vetvete se ishte rroba e Tij ose mbase kishte qenë prekja e saj që e kishte bërë shërimin. Ajo kishte nevojë të mësonte që Vetë Jezusi ishte Shëruesi, dhe që ajo i kishte besuar Atij për shpëtimin.

E dimë që shumë njerëz ishin duke e prekur Jezusin gjatë rrugës. Sidoqoftë, Ai asnjëherë nuk ndjeu nga bërrylat dhe shpatullat e tyre atë që Ai ndjeu kur dora e druajtur dhe e turpshme e kësaj gruaje e preku rrobën e Tij. Kështu, pasi gruaja i tregoi Jezusit historinë, Ai shpjegoi se çfarë ia solli në të vërtetë shërimin: ajo kishte besuar që Ai ishte në gjendje ta shëronte. Nuk ishte prekja, por ishte besimi i saj në Jezusin që e shëroi. Pastaj Jezusi i tha që të shkonte në shtëpi dhe të shijonte paqen që Ai kishte sjellë në jetën e saj.

Ju keni probleme, mëkate, faje dhe çdo lloj nevojash frymërore. Është e rëndësishme se ku i çoni ato (te këmbët e Jezusit në lutje), por, gjithashtu, ka rëndësi edhe mënyra se si i çoni ato.

Kur luteni, a besoni në zemrën tuaj që Perëndia është në gjendje dhe i gatshëm t’ju shpëtojë dhe t’ju ndihmojë? Kësaj gruaje i vinte turp për problemin e saj, po ajo ishte e bindur që Jezusi mund ta shëronte. Edhe besimi më i vogël dhe më hezitues është besim. Premtimi i Zotit është që kushdo që beson dhe i zë besë Atij nuk do të turpërohet. Nëse nuk mund të besoni që Zoti është i gatshëm t’ju shpëtojë, atëherë shkoni tek Ai ashtu siç shkoi kjo grua. Ajo nuk u zhgënjye, sepse Zoti kënaqet me ata që e kanë frikë Emrin e Tij dhe shpresojnë në mëshirën e Tij.

Shkrimet e Shenjta

Dita 29Dita 31

Rreth këtij plani

Ura për te Marku

Në librin Ura për te Marku, autori do që Ungjilli sipas Markut të ketë lidhje me ty. Me një shpjegim fare të thjeshtë rreth vargjeve të çdo kapitulli, është përpjekur ta sjellë mesazhin e këtij Ungjilli sa më pranë teje. Libri përmban paragrafë të shkurtër, mbi të cilët mund të meditosh.

More

Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al