Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Ura për te MarkuShembull

Ura për te Marku

DITA 29 NGA 99

Tepër e turpëruar për të treguar

Ka mundësi që nuk kishte shumë njerëz që ishin në dijeni të sëmundjes së kësaj gruaje. Por, prej dymbëdhjetë vjetësh ajo vuante nga një sëmundje që e bënte të papastër; ajo nuk mund të prekej nga burri apo fëmijët e saj. Sa e vetmuar duhet të ndihej! Ajo ishte përpjekur shumë që të shërohej, por asnjë gjë nuk kishte sjellë rezultate. Nevoja e kësaj gruaje pasqyron edhe nevojën tonë. Në zemrat tona ka një burim mëkati. Mbase ka mëkate që ju mundojnë herë pas herë dhe askush tjetër nuk i di, përveç jush; edhe juve ju vjen turp që të flisni për to. Ju shpesh i keni thënë vetes që nuk do të dorëzoheni, por sërish e sërish, janë ato mëkate që i fitojnë betejat. Kjo gjendje e mundimshme ju bën të ndiheni të pashpresë. Edhe nëse i tregoni dikujt, kjo betejë nuk do të bëhet më e lehtë. Mbase e pyesni veten: Si mund t’i heq qafe këto mëkate?

Këtë mund të ketë menduar edhe gruaja për sëmundjen e saj, derisa një ditë, ajo dëgjoi disa njerëz tek flisnin për Zotin Jezus. Një fije shprese i erdhi në zemër. Ajo mendoi: Ah, sikur vetëm të mund të shkoja tek Ai! Ai mund të më ndihmojë mua, por ka gjithmonë shumë njerëz përreth Tij. Kam shumë turp të flas për problemin tim përpara gjithë atyre njerëzve. Ndaj bëri një plan që t’i dilte Jezusit fshehurazi nga pas dhe të prekte rrobën e Tij.

Si mund “ta prekim” Jezusin sot? Patjetër që nuk mund të shkojmë tek Ai në të njëjtën mënyrë siç shkoi kjo grua. Por ne mund “ta prekim Atë” duke u lutur dhe duke i besuar Fjalës së Tij. Ai ka premtuar që të gjithë ata që i besojnë Atij nuk do të turpërohen. Kjo do të thotë që ata nuk do të zhgënjehen. Kur rrëfejmë hidhërimin dhe mundimet që heqim me atë burim mëkati, Ai jo vetëm që do të na falë, por do të na i shërojë edhe zemrat tona.

Perëndia premton që do të na i falë mëkatet, kur ia rrëfejmë dhe i kërkojmë falje përmes Jezu Krishtit. Por Ai gjithashtu premton se do t’i shërojë zemrat tona nga të qenët mëkatarë. Në fund të jetës sonë, Ai do t’i heqë plotësisht të gjitha mëkatet nga zemra e popullit të Tij. Të diturit dhe të besuarit e kësaj gjëje, sjell një paqe të mrekullueshme në zemrat tona.

Shkrimet e Shenjta

Dita 28Dita 30

Rreth këtij plani

Ura për te Marku

Në librin Ura për te Marku, autori do që Ungjilli sipas Markut të ketë lidhje me ty. Me një shpjegim fare të thjeshtë rreth vargjeve të çdo kapitulli, është përpjekur ta sjellë mesazhin e këtij Ungjilli sa më pranë teje. Libri përmban paragrafë të shkurtër, mbi të cilët mund të meditosh.

More

Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al