Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Ura për te MarkuShembull

Ura për te Marku

DITA 31 NGA 99

Besimi i provuar

Jairi ishte i dëshpëruar: vajza e tij po vdiste! E vetmja shpresë që kishte, ishte në Zotin Jezus. Fatmirësisht, Jezusi ra dakord që të shkonte te shtëpia e tij. Pa dyshim që Jairi do të kishte dashur që Jezusi të nxitonte. Sa i irrituar duhet të jetë ndier nga turma e madhe që e kishte rrethuar Jezusin! Për më tepër, Jezusi ndaloi të fliste me gruan që kishte sëmundjen e gjakut! A nuk e kuptonte Jezusi që vajza po vdiste? Ashtu siç ai druhej, ishte shumë vonë; shërbëtorët i thanë që vajza e tij kishte vdekur. Por, nuk është kurrë shumë vonë për Jezusin! Vini re fjalët e Tij inkurajuese ndaj Jairit: “Mos ki frikë, vetëm beso!”. Atëherë Ai tregoi fuqinë e Tij të madhe, duke e ringjallur vajzën prej së vdekurish.

Por, pse veproi Jezusi në mënyrë kaq të fshehtë për këtë? Përse nuk lejoi askënd që ta shikonte? A nuk do të kishte qenë një mënyrë e mirë për t’i turpëruar ata që e përqeshën? Mbase shumë njerëz do të ishin bindur që Ai ishte Shpëtimtari, dhe mbase edhe mund të ishin shpëtuar? Një përgjigje ndaj këtyre pyetjeve është që ata që nuk besojnë në Fjalën e Tij nuk do ta shohin asnjëherë lavdinë e Tij. Jezusi nuk do t’u afrohet atyre që i përqeshin fjalët e Tij.

Besimi i Jairit u vu në provë me anë të vonesës. Ai mund të kishte shkuar në shtëpi, pasi shërbëtorët i thanë që vajza e tij kishte vdekur. Por ai qëndroi, duke u besuar fjalëve të Jezusit: “Mos ki frikë, vetëm beso!”. Dhe ai pa lavdinë e Jezusit.

Mbase edhe ju i kini çuar nevojat tuaja te Jezusi në lutje. Asgjë nuk është duke ndodhur; Ai vonon përgjigjen. Ndiheni të tunduar ta harroni fare lutjen, sepse duket sikur nuk të ndihmon. Përgjigjja e Zotit, sidoqoftë, është: “Mos ki frikë, vetëm beso!”.

Shkrimet e Shenjta

Dita 30Dita 32

Rreth këtij plani

Ura për te Marku

Në librin Ura për te Marku, autori do që Ungjilli sipas Markut të ketë lidhje me ty. Me një shpjegim fare të thjeshtë rreth vargjeve të çdo kapitulli, është përpjekur ta sjellë mesazhin e këtij Ungjilli sa më pranë teje. Libri përmban paragrafë të shkurtër, mbi të cilët mund të meditosh.

More

Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al