Ura për te MarkuShembull
Merreni Perëndinë seriozisht
Mbase mendoni që ky pasazh është për predikuesit. Keni të drejtë. Por ka mësime edhe për të gjithë ne. Zoti u tha dymbëdhjetë dishepujve që të punonin shumë dhe të bënin një jetë thjeshtë. Është shumë e lehtë që të hutohemi në jetë nga gjërat që nuk janë shumë të rëndësishme. Shpirtrat janë të çmuar. Prandaj, Zoti u tha dymbëdhjetë dishepujve të merrnin vetëm gjërat që ishin vërtet të nevojshme, dhe të kënaqeshin me atë që u jepej. Nëse mund të flinin një natë në një shtëpi të thjeshtë, duhet të ishin të kënaqur me atë, në vend që të kërkonin një shtëpi më të mirë natën tjetër.
Në këtë mësim, Jezusi theksoi që dishepujt e Tij duhet të fokusoheshin në qëllimin e tyre kryesor në jetë; edhe ne duhet të mbajmë mend këtë. Qëllimi ynë në këtë tokë nuk është të shijojmë rehatinë, kënaqësitë dhe kohën e lirë. Është shumë e lehtë të zihemi në këtë kurth me gjithë argëtimin, gjërat interesante dhe të bukura të jetës. Sa herë që na prezantohet diçka e re, ne e duam atë gjë. Perëndia e quan këtë një mendje mishore. Ne duhet t’i rezistojmë kësaj gjëje.
Në fakt, gëzimi nuk gjendet në zotërimin e të gjitha llojeve të gjërave të veçanta në jetë. Lumturia e vërtetë gjendet kur ke marrëdhënie të mira me njerëzit e duhur. Çfarë do të donit të kishit më parë: një marrëdhënie të çiltër dhe të gëzuar me prindërit tuaj, apo një shtëpi plot me xhingla-mingla nga më të fundit, por pa dashuri apo afërsi në familjen tuaj? E dini përgjigjen. Nëse do të kishit çdo gjë, atëherë ato që do të zotëronit, do të ishin vetëm gjëra. Por, edhe nëse kemi familjen si edhe të gjithë miqtë që duam, as ata nuk do të jetojnë përgjithmonë! Prandaj, lum njeriu që ka Perëndinë e Jakobit si ndihmë!
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
Në librin Ura për te Marku, autori do që Ungjilli sipas Markut të ketë lidhje me ty. Me një shpjegim fare të thjeshtë rreth vargjeve të çdo kapitulli, është përpjekur ta sjellë mesazhin e këtij Ungjilli sa më pranë teje. Libri përmban paragrafë të shkurtër, mbi të cilët mund të meditosh.
More
Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al