Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Ura për te MarkuShembull

Ura për te Marku

DITA 38 NGA 99

Të dërguar në stuhi

Normalisht që ju nuk shkoni të bëni një xhiro me një barkë në liqen kur po afrohet një stuhi – veçanërisht nuk shkoni me një barkë të vogël peshkimi. Sidoqoftë, Jezusi i urdhëroi dishepujt e Tij që të lundronin përmes liqenit. Me anë të kësaj, Ai donte t’u mësonte diçka. Mbani mend që Ai po i përgatiste. Ata kishin nevojë të mësonin t’i besonin Atij në kohëra të mira dhe të këqia. Edhe pse ata e panë mrekullinë e shumimit të bukëve, sërish nuk e kuptuan me të vërtetë kush ishte Jezusi.

Pse na lejon Perëndia që të përjetojmë në jetët tona vështirësi si stuhia me të cilën po përballeshin dishepujt? Mbase ju dëshironi t’i sillni kënaqësi Perëndisë. Përpiqeni t’i bindeni Atij, por sërish përballeni me vështirësi, sëmundje dhe dhimbje. Mbase ndiheni të lënë mënjanë ose të refuzuar nga miqtë tuaj. Ju mundoheni në përballje me “erën dhe valët” e mëkatit në zemrat tuaja. Luteni për problemet tuaja, por asgjë nuk ndryshon. A nuk i sheh Zoti telashet tuaja? Po, Ai i shikon.

Ai i pa dishepujt në ujë. Pse priti Zoti Jezus aq gjatë para se t’i ndihmonte? Një arsye mund të jetë për t’i bindur, që nuk mund ta shpëtonin veten. Mbase Perëndia po përpiqet të ngulisë këtë bindje edhe te ju. Dishepujt u munduan shumë duke vozitur, mbase për orë të tëra, por ata nuk po dilnin gjëkundi. Ata ishin peshkatarë me përvojë, por kjo gjë nuk i ndihmoi në këtë stuhi. Por, pastaj, Jezusi erdhi! Sa lehtësisht i ndihmoi ata në situatën e tyre të vështirë! Në Fjalën e Tij, Ai thotë: “Pa mua nuk mund të bëni asgjë,” dhe në një pasazh tjetër thotë: “Për Perëndinë çdo gjë është e mundur”.

Sa i mëshirshëm dhe i mirë është Zoti! Hiri i Tij është gjithnjë tërësisht i pamerituar. Në urtësinë e Tij, Perëndia shpesh mund të jetë duke pritur derisa rasti ynë të duket i pashpresë. Pse? Në mënyrë që Ai të marrë të gjithë lavdinë! Sa i denjë është Ai që të marrë lavdinë!

Shkrimet e Shenjta

Dita 37Dita 39

Rreth këtij plani

Ura për te Marku

Në librin Ura për te Marku, autori do që Ungjilli sipas Markut të ketë lidhje me ty. Me një shpjegim fare të thjeshtë rreth vargjeve të çdo kapitulli, është përpjekur ta sjellë mesazhin e këtij Ungjilli sa më pranë teje. Libri përmban paragrafë të shkurtër, mbi të cilët mund të meditosh.

More

Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al