Ura për te MarkuShembull
Nderimi i prindërve
Perëndia pret që ne të kujdesemi për prindërit tanë kur ata të jenë të moshuar. Kur pjesa më e madhe e juaja ishit fëmijë, prindërit tuaj ju ushqyen, ju veshën dhe ju dhanë çdo gjë që kishit nevojë. Kur ishit të sëmurë, ata u kujdesën për ju. Në vend që të blinin gjëra për veten e tyre, ata blenë shumë gjëra për ju. Edhe tani, shumë prindër bëjnë sakrifica, në mënyrë që t’ju ofrojnë kujdesin më të mirë të mundshëm.
Ky ishte edhe qëllimi i Perëndisë në krijimin e familjeve. Sa keq që shumë prindër nuk e tregojnë atë dashuri siç duhet! A kërkon prapëseprapë Perëndia që ju t’i nderoni një atë dhe nënë të tillë? Po. Ai e kërkon. Fajet the mëkatet e tyre nuk ju çlirojnë juve nga përgjegjësia që keni për t’i mbajtur urdhërimet e Perëndisë, duke e përfshirë edhe këtë. Perëndia është një Atë i dashur, dhe ju mund t’i kërkoni Atij çdo gjë që ju keni nevojë – edhe hirin për të treguar respekt ndaj prindërve tuaj.
Një ditë mund ta keni mundësinë për t’ua kthyer dashurinë prindërve tuaj. Shumë fëmijë harrojnë që Perëndia pret që ne t’i nderojmë prindërit kur ata janë të moshuar. Kur jemi të rinj, ne i nderojmë ata duke i dëgjuar ndërsa na drejtojnë. Kur rritemi, i nderojmë ata, duke u kujdesur për nevojat e tyre. Kjo u mësua në mënyrë shumë të qartë nga Zoti Jezus. Shikoni çfarë bëri Ai në fund të jetës së Tij në tokë. Ai i dha një urdhër mikut të Tij më të mirë, Gjonit, që të kujdesej për nënën e Tij, meqë Ai nuk do të ishte aty për ta bërë këtë gjë.
Shumë shpesh prindërit e moshuar ndihen të vetmuar. Shumë prej tyre ndihen sikur janë barrë për bijtë e tyre; ndihen sikur askush nuk i do më. Kjo është një gjë e trishtë. A do ta ndryshoni këtë gjë për ta? Tregoni interes ndaj njerëzve të moshuar – siç janë gjyshërit. Nëse nuk jetojnë pranë jush, mbase ka njerëz të tjerë të moshuar në kishën ose në lagjen tuaj, që janë të vetmuar. Konsideroni “t’i adoptoni” këta njerëz të moshuar në familjen tuaj, duke i bërë ata pjesë të jetës suaj familjare.
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
Në librin Ura për te Marku, autori do që Ungjilli sipas Markut të ketë lidhje me ty. Me një shpjegim fare të thjeshtë rreth vargjeve të çdo kapitulli, është përpjekur ta sjellë mesazhin e këtij Ungjilli sa më pranë teje. Libri përmban paragrafë të shkurtër, mbi të cilët mund të meditosh.
More
Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al