Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Ura për te MarkuShembull

Ura për te Marku

DITA 47 NGA 99

Asnjë shenjë tjetër

Pse refuzoi Zoti Jezus të tregonte një shenjë të veçantë nga qielli? Çfarë do të ndodhte nëse Ai do të bënte të mundur të shfaqeshin mijëra engjëj; ose nëse Ai do të bënte që buka të binte si shiu nga qielli i pastër? A mendoni se kjo gjë do t’i ndihmonte ata që të besonin tek Ai?

Përgjigjja është “Jo”. Jezusi e dinte këtë gjë. Ja pse Ai refuzoi të bënte ndonjë gjë tjetër që t’i bindte ata. Ai kishte bërë tashmë shumë mrekulli të mahnitshme për të provuar që Ai jo vetëm ishte i dërguar nga Perëndia, por që Ai ishte Vetë Perëndia. Përpara se farisenjtë ta besonin këtë gjë, ata kërkonin të shikonin më shumë nga sa Jezusi tashmë u kishte treguar në mënyrë të mrekullueshme. Ata e dinin që mësimet e Tij kishin fuqi; mrekullitë e Tij vërtetonin pa dyshim që Ai ishte i dërguar nga Perëndia.

Kini kujdes të mos jini si farisenjtë, që kërkojnë shenja nga qielli. Nuk duhet të mendojmë kurrë: Do t’i besoj Perëndisë vetëm nëse e dëgjoj zërin e Tij që më flet nga qielli, ose nëse bën diçka të mrekullueshme për mua. Perëndia pret që ju t’i besoni mësimet e Tij në Bibël. Ai flet përmes Fjalës së Tij. Nëse kërkojmë që Ai të bëjë diçka më të veçantë, ose jo në përputhje me Fjalën e Tij, Ai mund të largohet nga ne, sikurse u largua nga farisenjtë.

Ai na flet me anë të predikimeve që dëgjojmë në kishë. Ai ka një mesazh për të na treguar rreth mëkateve tona: Ai na tregon që, edhe pse mund të veprojmë në mënyrë të këndshme në dukje, Perëndia shikon brenda zemrave tona. Ai e shikon krenarinë dhe egoizmin tonë. Ai e di që kur bëjmë “gjëra të këndshme”, shpesh i bëjmë vetëm sepse duhet t’i bëjmë, dhe jo sepse gjejmë kënaqësi për t’i bërë. Ai na tregon që jemi mëkatarë fajtorë – aspak më të mirë sesa ata që nuk duan t’ia dinë fare për Perëndinë. Në sytë e Perëndisë ne jemi të gjithë të njëjtë. Farisenjtë e urrenin këtë mesazh. Po ju? A e besoni atë që Jezusi ju mëson për veten tuaj?

Por, Zoti mësoi më shumë: Ai mësoi se Ai erdhi për të shpëtuar mëkatarët. Nuk mund të shpëtohemi nga veprat tona. Bibla na mëson që Jezusi erdhi për të vdekur për mëkatarët. Vetëm kur e vëmë besimin tonë në Zotin Jezus do të shpëtohemi.

Shkrimet e Shenjta

Dita 46Dita 48

Rreth këtij plani

Ura për te Marku

Në librin Ura për te Marku, autori do që Ungjilli sipas Markut të ketë lidhje me ty. Me një shpjegim fare të thjeshtë rreth vargjeve të çdo kapitulli, është përpjekur ta sjellë mesazhin e këtij Ungjilli sa më pranë teje. Libri përmban paragrafë të shkurtër, mbi të cilët mund të meditosh.

More

Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al