Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Ura për te MarkuShembull

Ura për te Marku

DITA 48 NGA 99

Shqetësimi

Vetëm një pjesë e vogël e bukës është maja; mirëpo, është majaja ajo që e bën bukën! Dhe, paralajmërimi i Jezusit për majanë, ose farën e bukës, është shumë i urtë. Ai pa që ata ishin të shqetësuar, që kishin vetëm një bukë. Pse ky shqetësim i tyre? Ata ishin të shqetësuar, sepse kishin “maja mosbesimi” në zemrat e tyre. Ja pse Jezusi i paralajmëroi rreth “majasë së farisenjve dhe të Herodit”, që gjithashtu nuk besonin në Të. Mosbesimi i tyre i bëri që të refuzonin Jezusin dhe mësimet e Tij.

Përpara se të mendojmë që jemi më të mirë se farisenjtë ose dishepujt, le ta rimendojmë edhe një herë. A ju ndodh të shqetësoheni nganjëherë? Mbase shqetësoheni sepse familja juaj nuk ka shumë të ardhura, ose mund të frikësoheni se mund të sëmureni me ndonjë diagnozë të pashërueshme. Mbase shqetësoheni sepse nuk po mbani të njëjtin ritëm përparimi me të tjerët në shkollë. Por Kush ka siguruar për ju deri tani? Kush e mbron jetën dhe familjen tuaj çdo ditë? Kush ju ka ndihmuar tashmë shumë herë në shkollë?

Zoti Jezus ua bëri të gjitha këto pyetje dishepujve, për t’ju kujtuar se çfarë kishte bërë tashmë për ta. A kishte ndonjë arsye që ata të shqetësoheshin?

A mendoni që Zoti Jezus ishte i trishtuar që dishepujt nuk i besonin Atij? Ishte sikur Ai të thoshte: “A nuk jua kam treguar tashmë kaq shpesh, që nuk do t’ju braktis? Ende dyshoni për kujdesin Tim besnik ndaj jush?”. Ndërsa e marrim këtë në konsideratë, le të mos e çnderojmë dhe as ta trishtojmë Zotin me një mungesë të tillë besimi kur shqetësohemi; në vend të kësaj, le t’i sjellim para Tij në lutje të gjitha nevojat dhe frikërat tona.

Shkrimet e Shenjta

Dita 47Dita 49

Rreth këtij plani

Ura për te Marku

Në librin Ura për te Marku, autori do që Ungjilli sipas Markut të ketë lidhje me ty. Me një shpjegim fare të thjeshtë rreth vargjeve të çdo kapitulli, është përpjekur ta sjellë mesazhin e këtij Ungjilli sa më pranë teje. Libri përmban paragrafë të shkurtër, mbi të cilët mund të meditosh.

More

Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al