Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Ura për te MarkuShembull

Ura për te Marku

DITA 53 NGA 99

Pritje të gabuara

E vini re që këta tre dishepuj ishin të hutuar. Ata gjithmonë prisnin që profeti i Dhiatës së Vjetër, Elia, të kthehej përpara se të vinte Mesia. Epo, dukej sikur nuk ndodhi në atë mënyrë. Kjo u shkaktoi hutim dhe pështjellim në mendjet e tyre. Sa të habitur duhet të kenë qenë dishepujt kur Jezusi tha: “Elia ka ardhur tashmë”! Ata as që nuk e kishin vënë re! Kjo ishte sepse ata nuk e kuptonin që “Elia” ishte në të vërtetë Gjon Pagëzori.

Fjalët e Gjonit kishin qenë bekim për zemrat e tyre. Profecia që ai do të përdorej për t’i rivendosur të gjitha gjërat, ishte përmbushur në vetë jetët e tyre. Ata u bindën për mëkatet e tyre në predikimin e tij dhe filluan të kërkonin Shpëtimtarin e premtuar. Sërish, gjatë gjithë kohës, ata nuk e kuptuan që shërbesa e Gjonit ishte plotësimi i profecisë për ardhjen e Elias.

Kjo gjë ndodh shpesh në jetën popullit të Zotit. Ju mund të mendoni që kur Perëndia na shpëton, kjo gjë do të ndodhë në një mënyrë të padëgjuar më parë. Mbase jeni duke pritur diçka të veçantë, si një zë prej qiellit. Por, kur kjo nuk ndodh, ndiheni të shkurajuar ose të hutuar.

Perëndia gjithmonë vepron ndryshe nga ajo që mendojmë a presim ne. Ai gjithmonë përmbush Fjalën e Tij, por jo përherë në mënyrën se si ne mendojmë që do të ndodhë. Prandaj, lutja jonë le të jetë: “O ZOT, më bëj të njoh rrugët e tua, më mëso shtigjet e tua”.

Shkrimet e Shenjta

Dita 52Dita 54

Rreth këtij plani

Ura për te Marku

Në librin Ura për te Marku, autori do që Ungjilli sipas Markut të ketë lidhje me ty. Me një shpjegim fare të thjeshtë rreth vargjeve të çdo kapitulli, është përpjekur ta sjellë mesazhin e këtij Ungjilli sa më pranë teje. Libri përmban paragrafë të shkurtër, mbi të cilët mund të meditosh.

More

Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al