Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Ura për te MarkuShembull

Ura për te Marku

DITA 56 NGA 99

Më të mëdhenjtë

Mbase dishepujt nuk menduan që Jezusi i dëgjoi apo i vuri re ndërsa debatonin mes tyre. Por edhe më keq, ata nuk e kuptuan se si e kishin lënduar Atë! Ai sapo u kishte treguar që do ta vrisnin! E dimë që ata nuk e kuptuan dhe ndiheshin të frikësuar; mbase mendonin që ishte më e lehtë shmangia e kësaj teme.

Kur shohim dikë që po kalon një kohë të vështirë, mbase mund të ndihemi njëlloj siç u ndien edhe dishepujt. Ose, ndoshta ndihemi të frikësuar që të vazhdojmë të dëgjojmë gjëra të tjera të trishtuara, ose ndihemi të frikësuar, sepse gjendemi të papërgatitur dhe nuk dimë çfarë të themi. Në këtë rast gjëja më e mirë është që thjesht të përgjigjemi: “Nuk di çfarë të të them”. E mbase edhe të mos thuash asgjë, mund të jetë lënduese ndaj atyre që po përballen me kohë të vështira.

Ndoshta dishepujt debatuan aq shumë gjatë rrugës, saqë i sollën trishtim Jezusit. Ata po përpiqeshin t’i vërtetonin njëri-tjetrit se cili ishte më i miri. Por ne nuk e dimë se çfarë ishte ajo që i bëri ata të debatonin në këtë mënyrë! Jezusi sapo u kishte mësuar që Ai ishte gati ta dorëzonte jetën për ta. Në kontrast me këtë, dishepujt nuk ishin në gjendje as të flisnin me mirësjellje ndaj njëri-tjetrit.

Ndaj, duke marrë një fëmijë në krahët e Tij, Jezusi tregoi diçka të cilën të gjithë kemi nevojë ta mbajmë mend. Madhështia e vërtetë nuk është aq e lidhur me shpejtësinë e vrapimit, sesa me gatishmërinë që keni për t’i përdorur këmbët në shërbim të të tjerëve. Nuk ka lidhje me sa të fortë apo të këndshëm jeni, por me sa përulësi keni. Nuk ka të bëjë me sa shumë bëni për ata që janë të rëndësishëm, por me sa shumë u shërbeni atyre që janë të pavlerë në dukje. Nuk ka të bëjë me sa lart mund të arrini, por sa poshtë jeni në gjendje të përuleni për t’u shërbyer të tjerëve. Kjo është madhështia e vërtetë. Ne e shohim këtë gjë te Vetë Zoti Jezus. Ai, Mbreti i mbretërve, i barabartë me Perëndinë, ishte i gatshëm ta përulte Veten – deri në vdekje – për t’i shpëtuar njerëzit që nuk meritonin asgjë. Po ju, sa të mëdhenj jeni në të vërtetë?

Shkrimet e Shenjta

Dita 55Dita 57

Rreth këtij plani

Ura për te Marku

Në librin Ura për te Marku, autori do që Ungjilli sipas Markut të ketë lidhje me ty. Me një shpjegim fare të thjeshtë rreth vargjeve të çdo kapitulli, është përpjekur ta sjellë mesazhin e këtij Ungjilli sa më pranë teje. Libri përmban paragrafë të shkurtër, mbi të cilët mund të meditosh.

More

Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al