Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Ura për te MarkuShembull

Ura për te Marku

DITA 51 NGA 99

Dishepullizimi kushton

Shpëtimi është falas, por dishepullizimi kushton. Kjo do të thotë se, të qenët besimtarë të vërtetë në Jezu Krishtin do të na kushtojë diçka. Nuk mund të kemi mëkat, të jetojmë për botën dhe të jemi ndjekës të Krishtit. Për shembull, ka njerëz të cilët nuk mund t’i kemi miq nëse ndjekim Zotin Jezus. (Patjetër, ne gjithmonë duhet të jemi miqësorë ndaj tyre!) Shumë njerëz nuk e duan Zotin dhe bëjnë gjëra që janë fyese dhe çnderuese ndaj emrit të Tij. Është lënduese kur të duhet t’i japësh fund një miqësie të ngushtë. Nganjëherë njerëzve madje ju duhet të lënë atin edhe nënën e tyre, kur bëhen ndjekës të vërtetë të Zotit Jezus. Pse? Arsyeja është se prindërit e tyre ju thonë që, nëse bëhen të krishterë, ata nuk mund të jenë më fëmija i tyre. Sa e kushtueshme është për njerëz të tillë të bëhen të krishterë! Ata akoma i duan prindërit e tyre. Le të mbajmë mend që të lutemi për ta.

Por të mos qenët një dishepull i Zotit Jezus është shumë më e kushtueshme. Patjetër, mund të mos e ndiesh këtë gjë shumë në këtë jetë. Në mëkat gjenden kënaqësi që i pëlqejnë zemrës sonë mëkatare. Bota ka plot gjëra të bukura dhe emocionuese, të cilat ne si mëkatarë i duam. Por një ditë, unë dhe ju do të largohemi nga kjo botë; dhe do të lëmë çdo gjë mbrapa në vdekje. Atëherë duhet të përballemi me Krijuesin dhe Gjykatësin tonë. Do të jetë një takim i frikshëm për njerëzit fajtorë.

Padyshim, shumë prej tyre atëherë do t’i luten Zotit Jezus që t’i shpëtojë. Por Zoti tha, se në atë kohë, Ai nuk do t’i dëgjojë më dhe as nuk do t’u përgjigjet lutjeve të tyre. Pyeteni herë pas here veten: “A ia vlen kjo kënaqësi e vogël ose ky thesar i përkohshëm më shumë se shpirti im? A është i denjë që unë të humbas shpirtin tim?”.

Shkrimet e Shenjta

Dita 50Dita 52

Rreth këtij plani

Ura për te Marku

Në librin Ura për te Marku, autori do që Ungjilli sipas Markut të ketë lidhje me ty. Me një shpjegim fare të thjeshtë rreth vargjeve të çdo kapitulli, është përpjekur ta sjellë mesazhin e këtij Ungjilli sa më pranë teje. Libri përmban paragrafë të shkurtër, mbi të cilët mund të meditosh.

More

Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al