Ura për te MarkuShembull
Kryqi i Jezusit
Pjetri duhet të jetë lënduar, kur dëgjoi Mësuesin e tij t’i thoshte: “Largohu prapa meje, Satan!”. Pjetri kishte qëllim të mirë. Ai e donte Zotin Jezus, dhe ai mendoi që Jezusi nuk duhet të fliste gjëra kaq të tmerrshme. Ai mendoi që Zoti Jezus me siguri duhet të kishte gabuar kësaj here. Por Pjetri e meritonte këtë korrigjim të fortë. Satani po e përdorte Pjetrin për të tunduar Jezusin. Pjetri e kishte gabim: ai e keqkuptoi katërçipërisht ardhjen e Zotit Jezus në këtë tokë. Në meditimin tonë të fundit Pjetri rrëfeu: “Ti je Krishti”. Ai besonte që Jezusi ishte Shpëtimtari i premtuar, për të Cilin Perëndia kishte folur në Dhiatën e Vjetër.
Por askush nuk e kuptoi se si do të ishte Zoti Jezus, Shpëtimtari. Prandaj, nga kjo kohë Zoti Jezus filloi t’i mësonte dishepujt e Tij për atë që do të vinte, për vdekjen e Tij. Shumë thjesht Ai u thotë: “Nuk jam ai Shpëtimtari që ju mendoni se jam. Unë do të vuaj dhe do të vdes”. Mbase ju e keni dëgjuar këtë shumë herë, por Pjetri dhe dishepujt e tjerë nuk e kishin dëgjuar kurrë, dhe ishin thellësisht të tronditur.
Pse duhej të vdiste Jezusi? Si do të mund ta shpëtonte dikë përmes vdekjes? Çdo gjë ka të bëjë me mëkatet tona. Secili prej nesh është fajtor në sytë e Perëndisë. Mëkatet tona mund të ndryshojnë, por secili mëkat na bën aq fajtorë, sa të meritojmë ndëshkimin. Arsyeja se përse Zoti Jezus vdiq në kryq ishte që të merrte vendin e mëkatarëve. Perëndia e ndëshkoi Atë për mëkatet që populli i Tij kishte bërë.
Pjetri dhe të tjerët nuk e kuptonin që Jezusi erdhi të vdiste në vendin e tyre. Ata as nuk e mendonin që ishte e nevojshme. Mbase ata mendonin që keqardhja për mëkatet do të mjaftonte që ato të largoheshin. Meqenëse ata tashmë po përpiqeshin të bënin të mirën, a nuk do të ishte Zoti i kënaqur? Përgjigjja është “Jo”. Patjetër, Zoti do që ne të pendohemi, të ndiejmë keqardhje për mëkatet dhe të përpiqemi të jetojmë në bindje.
Por këto gjëra nuk e heqin fajin e mëkateve tona. Pjetri dhe të tjerët kishin nevojë të mësonin që vetëm vdekja e Jezusit në kryq do t’i pastronte ata nga faji.
Pse na e sjell Perëndia këtë mesazh të njëjtë për Jezu Krishtin? Ai e sjell sepse edhe ju jeni fajtorë; edhe ju meritoni ndëshkim. Ai ju sjell mesazhin që nuk gjen kënaqësi në vdekje, edhe pse ju e meritoni. Ai është gati t’ju falë – nëse largoheni nga mëkatet tuaja, i rrëfeni ato, dhe besoni në Zotin Jezus. Ai mund t’i falë të gjitha mëkatet tuaja për shkak të veprës së Jezusit në kryq.
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
Në librin Ura për te Marku, autori do që Ungjilli sipas Markut të ketë lidhje me ty. Me një shpjegim fare të thjeshtë rreth vargjeve të çdo kapitulli, është përpjekur ta sjellë mesazhin e këtij Ungjilli sa më pranë teje. Libri përmban paragrafë të shkurtër, mbi të cilët mund të meditosh.
More
Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al