Ura për te MarkuShembull
Sa shumë mund të bëhet me pak
Në pasazhin e mëparshëm, Marku na tregoi që Jezusi psherëtiu. Sërish në këtë pasazh, Marku tregon që Jezusi ndjeu dhembshuri për njerëzit përreth Tij. Dhembshuria është ndjenja e të qenët i rënduar me nevojat e dikujt tjetër. Këto ndjenja duhet të vihen në veprim, dhe pikërisht këtë gjë bëri Zoti Jezus.
Nëse hidhni shikimin përreth vetes, vëreni njerëz në nevojë: shumë njerëz në botën tonë janë në mundime të ndryshme; disa prej tyre nuk kanë asgjë për të ngrënë, përveç gjërave që gjejnë në koshat e plehrave. Kur shohim apo dëgjojmë për këtë gjë, kemi dhembshuri për ta. Kjo është gjë e mirë. Megjithatë, keqardhja juaj nuk do t’i ndihmojë ata. Ndërsa veprimet tuaja mund t’i ndihmojnë. Çfarë mund të bëni për ta? Si do t’i ndihmoni?
Mbase mendoni që nuk keni shumë gjëra të cilat mund t’i ndani me të tjerët. Por, vini re çfarë bëri Jezusi, dhe me sa pak. Disa bukë dhe pak peshq të vegjël në duart e Tij ushqyen një numër të madh njerëzish. Nuk ishte ushqim luksoz, por ishte vakt ushqyes. Perëndia shpesh i bekon gjërat e vogla. Mbase ju mund të keni mundësi të ndihmoni vetëm pak njerëz.
Fillojeni këtë duke parë përreth, për të identifikuar se kush ka nevojë për ndihmë. Nëse nuk shikoni asnjë, mund të bëni disa punë për të fituar para për ndonjë mision. Të rinjtë nganjëherë dalin vullnetarë përmes organizatave misionare vetëm për disa javë apo muaj, për t’i ndihmuar ata që vuajnë. Mund t’ju duket që mund të bëni vetëm pak, por dashuria dhe dhurata juaj mund të shumëfishohen kur i kalohen dikujt tjetër. Në këtë mënyrë Perëndia mund të përdorë “ndihmën e vogël” që keni dhënë për të bërë gjëra të mëdha.
Lutuni se si mund t’ju përdorë Zoti për t’i ndihmuar ata që vuajnë. Ne nuk jemi në këtë botë për të jetuar vetëm për veten; jemi krijuar për t’i shërbyer Perëndisë dhe të afërmve.
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
Në librin Ura për te Marku, autori do që Ungjilli sipas Markut të ketë lidhje me ty. Me një shpjegim fare të thjeshtë rreth vargjeve të çdo kapitulli, është përpjekur ta sjellë mesazhin e këtij Ungjilli sa më pranë teje. Libri përmban paragrafë të shkurtër, mbi të cilët mund të meditosh.
More
Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al