Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Ura për te MarkuShembull

Ura për te Marku

DITA 37 NGA 99

Buka jonë e përditshme

Qëllimi kryesor i Jezusit ishte që t’i mësonte, por Ai gjithashtu u kujdes për nevojat e përditshme të njerëzve. Ai pa që ata ishin të uritur. Mësimet e Tij nuk mund ta mbushnin stomakun e tyre, kështu që Ai bëri këtë mrekulli të madhe për t’i ushqyer. Sidoqoftë, edhe përmes këtij veprimi, Zoti ishte duke u mësuar dishepujve të Tij një tjetër mësim. Kurdo që është e mundur, duhet t’i ndihmojmë njerëzit me nevojat e përditshme të jetës. Ja pse misionarët nuk merren vetëm me predikimin e Fjalës së Zotit. Ata hapin spitale dhe klinika për të sëmurët; ndihmojnë njerëz për të ndërtuar shtëpi më të mira; mësojnë fëmijët në shkolla; ofrojnë përkujdesje në shtëpinë e fëmijës; i ndihmojnë njerëzit për të kultivuar prodhime më të mira; si dhe hapin puse për ujë të pastër. Ndërsa mendoni për të ardhmen tuaj, lutuni që Perëndia t’ju përdorë për t’i ndihmuar njerëzit në jetën e tyre të përditshme. Shpesh mendojmë për të fituar shumë para për veten. Por jeta e Jezusit na tregon që ky nuk duhet të jetë qëllimi i jetës. Ne jemi në këtë tokë për të dashur Perëndinë dhe të afërmin tonë.

A e dalloni kujdesin e përditshëm të Perëndisë në jetën tuaj? Pse keni ushqim në pjatën tuaj? Pse keni rroba për të veshur? Pse jetoni në një shtëpi të pastër me ujë të pijshëm? Shumë njerëz në këtë botë jetojnë në vende më të pista nga stallat ku ne mbajmë lopët dhe derrat. Fëmijët sillen nëpër rrugë, duke u përpjekur për të gjetur diçka për të ngrënë, sepse prindërit e tyre janë shumë të varfër dhe në pamundësi për t’u blerë ushqim.

Kush po ju jep “kaq shumë shporta plot me ushqim”? Kush ju jep kaq shumë, madje më tepër sesa ju nevojitet? Pse mendoni që Jezusi i shumoi bukët në më shumë sesa ishte nevoja? Kishte dymbëdhjetë shporta të mbushura plot që kishin tepruar. Ai na jep më shumë sesa kemi nevojë, në mënyrë që të shkojmë të ndihmojmë ata njerëz që nuk kanë mjaftueshëm. Nuk është mirë t’i mbajmë të gjitha “tepricat e mëshirës” për veten.

Sigurohuni ta falënderoni Zotin për bekimet që ju ka dhënë me mbushulli përditë në jetën tuaj. Është Ai që kujdeset për shpirtin dhe për trupin tuaj.

Shkrimet e Shenjta

Dita 36Dita 38

Rreth këtij plani

Ura për te Marku

Në librin Ura për te Marku, autori do që Ungjilli sipas Markut të ketë lidhje me ty. Me një shpjegim fare të thjeshtë rreth vargjeve të çdo kapitulli, është përpjekur ta sjellë mesazhin e këtij Ungjilli sa më pranë teje. Libri përmban paragrafë të shkurtër, mbi të cilët mund të meditosh.

More

Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al