Menjëherë Jezui i urdhëroi dishepujt të hipnin në varkë e të shkonin përpara tij në bregun tjetër, nga ana e Betsaidës, derisa ai të shpërndante turmën. Si u nda prej tyre, shkoi në mal për t'u lutur. Kur ra mbrëmja, varka ishte në mes të liqenit dhe ai gjendej i vetëm në breg. Jezui pa se dishepujt ishin lodhur duke vozitur, se kishin erën kundër dhe, në të gdhirë, erdhi drejt tyre duke ecur mbi liqen e donte t'i kalonte. Kur e panë duke ecur mbi liqen, menduan se ishte fantazmë e bërtitën, sepse të gjithë e kishin parë e ishin trembur. Por menjëherë ai u tha: «Merrni zemër! Jam unë. Mos kini frikë!». Pastaj hipi në varkë tek ata dhe era pushoi. Ata u çuditën së tepërmi. Nuk kishin kuptuar asgjë për bukët, se zemra e tyre ishte ngurtësuar.
Lexo Marku 6
Dëgjoj Marku 6
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Marku 6:45-52
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video