Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Ura për te MarkuShembull

Ura për te Marku

DITA 32 NGA 99

Jezusi, i çuditur nga mosbesimi

Kthimi në vendin ku jeni rritur mund të jetë emocionues. Sidoqoftë, Zoti nuk u kthye vetëm për të vizituar vendin e Tij. Ai u kthye në Nazaret, sepse e dinte që njerëzit atje kishin nevojë për shpëtim. Kur Jezusi predikonte, njerëzve nuk mund të mos u bënin përshtypje ato që Ai thoshte. Predikimi i Tij ishte shumë ndryshe: Ai e bënte Biblën shumë të qartë! Njerëzit dëgjonin me mahnitje, dhe Fjala e Tij u bëri përshtypje në zemrat e tyre. Prapëseprapë, ata nuk ishin gati ta besonin. Jo, ata kishin zemërim në zemrat e tyre. Bibla përdor termin “skandalizoheshin”. Ai po u lëndonte krenarinë. Ata pyesnin në zemrat e tyre: Kush mendon se është? Ai është thjesht biri i Marisë. Ne ia njohim vëllezërit. Ai është një marangoz i thjeshtë, dhe nuk ka bërë kurrë një shkollë të veçantë për të mësuar Fjalën e Perëndisë. Pra, nga e merr këtë urtësi?

Zoti Jezus nuk bëri shumë mrekulli në vendin e Tij të lindjes. Mësojmë që Ai nuk mund të bënte. Pse nuk mundej? Çfarë e ndaloi Atë të mos bënte shumë mrekulli të mahnitshme, siç kishte bërë në qytetet e tjera? Jezusi nuk mund t’i shëronte ata, sepse ata nuk erdhën tek Ai. Ata e përçmonin Atë aq shumë, saqë pjesa më e madhe e tyre refuzoi t’i sillte fëmijët, prindërit apo miqtë e sëmurë tek Ai.

A mund t’i sillni nevojat tuaja te Zoti Jezus? Po, patjetër! Por, mund të pyesni veten: Jezusi tani është në qiell. Si mund të shkojmë tek Ai sot? Kur i luteni Zotit Jezus, duke i thënë që keni nevojë për Të dhe i kërkoni t’ju ndihmojë, jeni duke bërë të njëjtën gjë që bënë ata njerëz, të cilët shkuan tek Ai kur ishte në tokë.

Çfarë paralajmërimi serioz është Nazareti edhe për ne! Nëse ju dhe unë qëndrojmë në gjendjen tonë të humbur, do të shkojmë në ferr, sepse nuk shkuam tek Ai. Sikurse njerëzit e Nazaretit, nëse nuk i sjellim nevojat tona te Zoti, nuk do të përjetojmë dhuratën e Tij të jetës dhe fuqisë së re. Ka mundësi që Jezusi nuk u kthye kurrë në Nazaret. Çfarë gjykimi ishte ky për vendlindjen e Jezusit!

Kur Zoti Jezus largohej nga qytetet e vendet ku kishte qenë, njerëzit ishin të mahnitur prej Tij! Por, në Nazaret, ishte Zoti Jezus Ai që u çudit se si njerëzit mund të shpërfillnin një Shpëtimtar kaq madhështor dhe mund të shpërfillnin shpëtimin. Kjo duhet të na nxisë të bëjmë pyetjen: “Çfarë mendon Zoti për mua në këtë çast?”.

Shkrimet e Shenjta

Dita 31Dita 33

Rreth këtij plani

Ura për te Marku

Në librin Ura për te Marku, autori do që Ungjilli sipas Markut të ketë lidhje me ty. Me një shpjegim fare të thjeshtë rreth vargjeve të çdo kapitulli, është përpjekur ta sjellë mesazhin e këtij Ungjilli sa më pranë teje. Libri përmban paragrafë të shkurtër, mbi të cilët mund të meditosh.

More

Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al